Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Kosova vazhdon mbylljen e institucioneve

2025/05/19 at 4:47 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Kosova vazhdon mbylljen e institucioneve

Derisa Lista Serbe u bën thirrje vendeve të QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca – të përfshihen në gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për funksionimin e ndërmarrjes Ujësjellësi Ibër, autoritetet e Kosovës po vazhdojnë me mbylljen e institucioneve që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.


Më 16 maj, u mor nën kontroll objekti i Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Mitrovicën e Veriut. Ditët paraprake u mbyllën edhe hapësirat e palestrës sportive, muzeut të qytetit, Institutit për Kulturë, Rini, Sport dhe Shërbime të Specializuara, si dhe të Shoqatës Kulturore-Artistike Kosovski Bozhur.


Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi në një konferencë të jashtëzakonshme, më 14 maj se partia e tij “është gjithmonë për një zgjidhje kompromisi” që duhet kërkuar përmes bisedimeve dhe dialogut.

“Për fat të keq, nuk kemi me kë të bisedojmë, sepse dialogu me autoritetet në Prishtinë nuk ekziston – ata e refuzojnë”, tha kreu partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, që mbështetet nga Beogradi.

Ky është rasti i parë që Lista Serbe kërkon një kompromis për mbylljen e institucioneve serbe, të cilat autoritetet e Kosovës i konsiderojnë si paralele dhe ilegale, dhe të cilat kanë nisur të mbyllen në fillimin e vitit 2024.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë (REL) nëse aktualisht ekziston gatishmëri për dialog mbi funksionimin e mëtejshëm të institucioneve të financuara nga Beogradi.

Çfarë nënkuptohet me zgjidhje kompromisi?

Delegacioni i Listës Serbe më 15 maj, në një takim me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, shprehu shqetësim për valën e re të mbylljes së institucioneve serbe nga autoritetet e Kosovës.

Sipas njoftimit të kësaj partie, ata paraqitën “propozime konkrete për tejkalimin e situatës së krijuar”, që përfshijnë, ndër të tjera, kthimin e menjëhershëm të të gjithë punonjësve në vendet e tyre të punës në kompaninë serbe Ujësjellësi Ibër.

REL-i iu drejtua Listës Serbe për sqarime rreth natyrës së këtyre propozimeve kompromisi dhe nëse ato përfshijnë edhe institucionet e tjera të mbyllura, por nuk mori përgjigje.

Ndërkohë, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, zhvilloi takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Beograd, ku theksoi se “tema prioritare në dialogun me Prishtinën duhet të jetë shtensionimi” dhe se “për këtë duhet të fillojë diskutimi”.

Ai u bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve të QUINT-it që të angazhohen “për të ndalur dhunën e Albin Kurtit ndaj serbëve dhe institucioneve serbe”.

“Thirrje e vonuar për kompromis”

Politologu nga Prishtina, Dritëro Arifi, tha për Radion Evropa e Lirë se kërkesa e Listës Serbe për kompromis është e vonuar, dhe se kjo parti duhej ta kishte adresuar më herët, përpara se të niste bojkotin e institucioneve të Kosovës në vitin 2022.

Ai shtoi se Lista Serbe e ka humbur kredibilitetin pas bojkotit të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës në vitet 2023 dhe 2024, dhe se realiteti në terren ka ndryshuar.

“Kjo çështje [e mbylljes së institucioneve serbe] lidhet më shumë me dialogun Kosovë–Serbi dhe me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Por, në fund të fundit, pa marrëveshje përfundimtare dhe njohje reciproke, nuk do të ketë dialog real në këtë kuptim”, tha Arifi.

Ndërkaq, politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, vlerësoi se për autoritetet e Kosovës nuk është në interes që të ndërpriten shërbimet e ndërmarrjeve komunale, dhe beson se do të gjendet një zgjidhje për funksionimin e tyre.

Megjithatë, sipas tij, kjo nuk do të jetë e mundur për institucione të tjera serbe që ekzistojnë paralelisht me ato të Kosovës, si komunat, qendrat për punë sociale, e të tjera.

“Varet nëse ato institucione janë të nevojshme për Kosovën. Për ato që janë të nevojshme, është e pashmangshme të gjendet një zgjidhje”, tha Gogiq.

Ndërkohë, ndërmarrja publike komunale në Shtërpcë – komunë me shumicë serbe në jug të Kosovës – ka rifilluar punën brenda sistemit të Kosovës pasi ishte mbyllur në fillim të majit.

Protesta dhe reagime ndërkombëtare

Anëtarë të klubeve sportive që përdornin hapësirat e palestrës së mbyllur protestuan të premten në Mitrovicën e Veriut, duke kërkuar që ajo t’u kthehet, në mënyrë që t’i vazhdojnë aktivitetet. Në protestë morën pjesë edhe disa anëtarë të Listës Serbe.

Të rinjtë, shumica prej të cilëve ishin të shoqëruar nga prindërit, thanë se “po u mohohet e drejta për të ushtruar sport dhe aktivitete”.

Nga Komuna e Mitrovicës së Veriut thanë se palestra është funksionale dhe se të interesuarit për ta përdorur duhet t’i drejtohen personave përgjegjës për caktimin e orareve.

Megjithatë, Bashkimi Evropian reagoi më 16 maj, duke vlerësuar se veprimet e autoriteteve të Kosovës rrezikojnë ngritjen e tensioneve në terren dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale dhe në imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

BE-ja, po ashtu, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të pranuar nga të dyja palët në vitin 2023, dhe që të fillojnë menjëherë zbatimin pa vonesa apo kushte të të gjitha marrëveshjeve të arritura.

“Kjo përfshin krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është kusht thelbësor për rrugën evropiane të të dyja palëve”, thuhet në reagim.

Ky Asociacion ishte parashikuar të rregullojë, ndër të tjera, funksionimin e institucioneve serbe, pagesat dhe financimet nga buxheti i Serbisë.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, më 15 maj përsëriti se çështja e mbylljes së institucioneve serbe duhet të trajtohet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve – çka, sipas autoriteteve në Prishtinë, është e papranueshme, pasi ata theksojnë se po vendosin rend, ligj dhe sundim të ligjit.

Beogradi, në anën tjetër, refuzon të mbyllë institucionet e tij në Kosovë. Disa prej tyre i ka zhvendosur në qytetet kufitare brenda territorit të Serbisë, ndërsa ka vazhduar të paguajë pagat mujore për të punësuarit.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë gjithashtu reagoi, duke paralajmëruar se mbyllja e institucioneve serbe pa një tranzicion institucional, pa alternativa të qëndrueshme dhe pa përfshirjen e komunitetit lokal “rrezikon seriozisht qasjen e komuniteteve jo-shumicë në shërbimet bazë”./rel



Ju sugjerojmë

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
Bota

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30 Shtator, 2025 4:38 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës
Kryesore

Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës

30 Shtator, 2025 3:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

E shkarkoi nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve

30 Shtator, 2025 3:16 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Hamasi e mirëpret planin e Trump për paqe në Gazën

30 Shtator, 2025 2:36 pm
Deputetja merr foshnjën në Kuvend
Politikë

Deputetja merr foshnjën në Kuvend

30 Shtator, 2025 2:16 pm
Para
BE dhe Britania e Madhe bien dakord të forcojnë marrëdhëniet

BE dhe Britania e Madhe bien dakord të forcojnë marrëdhëniet

Trump nis telefonatën me Putinin, pritet edhe me Zelenskyn

Trump nis telefonatën me Putinin, pritet edhe me Zelenskyn

Përplasje diplomatike Britani–Iran pas arrestimit të tre iranianëve për spiunazh

Përplasje diplomatike Britani–Iran pas arrestimit të tre iranianëve për spiunazh
















TE FUNDIT

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
30 Shtator, 2025

Qeveria çeke njoftoi sot se synon të japë shembull duke u bërë vendi i parë i BE-së që kufizon hyrjen...

Lexo më shumë

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
30 Shtator, 2025

Në takimin me të gjithë shefat e ushtrisë amerikane, Presidenti Donald Trump paralajmëroi sot se do të shkarkonte çdo zyrtar nëse nuk...

Lexo më shumë

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
30 Shtator, 2025

Një shtetase kineze është dënuar nga drejtësia britanike pas një hetimi ndërkombëtar shtatëvjeçar për pastrim parash që çoi në sekuestrimin...

Lexo më shumë

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
30 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një ultimatum për të pranuar ose jo propozimin për paqen. “Keni 3 ose...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com