TIRANE- Kryeministri ka dalë para mediave për të bërë publik kategorite e atyre që marrin shpërblim këtë vit. Më poshtë i gjeni të renditura sipas kategorive dhe shumat përkatëse
84 mijë persona të skemës së ndihmës ekonomike, me 20 mijë lekë të vjetra
68 mijë persona të kategorisë së personave me aftësi të kufizuara, me 20 mijë lekë të vjetra
372.932 pensionistë, persona që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, me 20 mijë lekë të vjetra
145.580 persona që marrin pension të kooperativave bujqësore, me 20 mijë lekë të vjetra
Personat që marrin trajtim të veçantë për punën e kryer në miniera dhe në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake, 3.595 persona, me 20 mijë lekë të vjetra
10.660 persona që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi 20 mijë lekë të vjetra.
81 mijë kryefamiljarë që trajtohen me kompensim për energjinë elektrike, 20 mijë lekë të vjetra
Grupi i personave me merita të veçanta
Nxënësit me të gjitha 10-ta në arsimin parauniversitar, 50 mijë lekë të vjetra
Studentët e ekselencës, 50 mijë lekë të vjetra
Grupi i mësuesve të spikatur, të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, 400 mijë lekë të vjetra
300 persona të dalluar në shërbimin spitalor kryesisht infermiere, por edhe në raste të veçanta edhe mjekë, 400 mijë lekë të vjetra.