Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lista e zezë” e Nuredin Dumanit: E hartova me Erjon Alibejn për 3 orë

2025/02/25 at 12:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Lista e zezë” e Nuredin Dumanit: E hartova me Erjon Alibejn për 3 orë

Vijojnë seancat gjyqësore të dosjes “Plumbi i Artë”, ku i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka bërë të tjera dëshmi tronditëse.

Në sallën e gjyqit këtë të martë ai ka treguar se si është takuar me një personazh tjetër të rëndësishëm të botës së krimit në Elbasan, Erjon Alibej.

Ndërmjetësi në këtë rast ka qenë Eljo Bitri, për të cilin, Dumani thotë se e ka njohur në vitin 2013 dhe ka pasur marrëdhënie shoqërore me të.

Bitri e ka vënë në dijeni Dumanin se Alibej interesohej për të pasi dyshonte se i vëllai i tij, Dashnor Dumani, kishte qëlluar në atentatin ndaj Indrit Alibejt, në atë që njihet si masakra e Bradasheshit.

“Elio më tha që Erion Alibej ka rënë në gjurmët tuaja që vëllai im ka qëlluar në drejtim të vëllait të Erjon Alibejt dhe familjes së tij. Kam pranuar për një takim. Kam shkuar tek shtëpia Elio Bitrit. Ka ardhur dhe Arjan Spahiu, më kanë kontrolluar, kemi hipur në një makinë dhe me kanë çuar në një pallat”, rrëfen Nuredin Dumani.

Diskutimi me Alibejn nuk ka qenë për të bërë pazare ekzekutimesh, por për të vrarë Talo Çelën, dikur aleat i Dumanit, ndërsa sot një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri. Dumani tregon se ka dashur që Çelën dhe Altin Ndocin t’i vriste Alibej, por pas takimit me këtë të fundit ndryshoi gjithçka. Ata kanë hartuar për disa orë një listë me kundërshtarët dhe hynë në veprim. Dumani tregoi se ka pasur informacione se vëzhgohej nga Dorian Shkoza me qëllim që ta ekzekutonin. E kështu kanë vendosur që serinë e krimeve ta nisnin nga Durrësi për të shkuar më pas në Elbasan.

“Kur kam takuar Alibejn nuk shkuam për të bërë pazare për vrasje, shkova për të negociuar për të vrarë Talo Çelën dhe Altin Ndocin, nuk doja t’i vrisja këta me dorën time. Doja t’i vriste Erjoni me njerëzit e tij. Pas takimit me Erjonin ndryshoi gjithçka dhe vendosëm të dy që të eliminonim kundërshtarët. Për më shumë se 2-3 orë hartuam një listë për personat. Kisha informacion që Dorian Shkoza me vëzhgonte për të më vrarë. Do fillonim ekzekutimet nga Durrësi pastaj në Elbasan”, tha Dumani.

Nuredin Dumani është një nga emrat më të përfolur në botën e krimit. Ai u arrestua mbrëmjen e 29 Marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.

Pas arrestimit, Dumani u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe dëshmitë e tij kanë zbuluar disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vendin tonë./tvklan

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Opinion – Vrasjet më misterioze (24 Shkurt 2025) 

Opinion - Vrasjet më misterioze (24 Shkurt 2025) 

“Nuk kishte radhë kush do vritej…”, Nuredin Dumani zbulon listën: Emiljano Ramazanin e kishim më të lehtë 

“Nuk kishte radhë kush do vritej…”, Nuredin Dumani zbulon listën: Emiljano Ramazanin e kishim më të lehtë 

Kritika nga BE e SHBA pas mbylljes së zyrave paralele serbe

Kritika nga BE e SHBA pas mbylljes së zyrave paralele serbe

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com