Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lista e zezë”, 4 muajt e fundit falimentuan 3 960 biznese

2016/01/07 at 3:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Lista e zezë”, 4 muajt e fundit falimentuan 3 960 biznese

Brenda vitit 2015 “lista e zezë” u shtua me 3960 subjekte, nga të cilat pjesa dërrmuese i përkasin katër muajve të fundit

 


Më 22 dhjetor 2015, u shtua në listën e borxhit tatimor subjekti me numër rendor 14 999. Brenda vitit 2015 “lista e zezë” u shtua 3 960 subjekte, nga të cilat pjesa dërrmuese u përkasin katër muajve të fundit. Këto kompani janë në prag të falimentit, pasi kanë një kohë të gjatë që nuk paguajnë taksat.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, bizneset e përfshira në këtë listë gjatë vitit të shkuar zunë rreth 26% të totalit. Gjendja financiare e kompanive duket se është përkeqësuar muajt e fundit, kur vetëm në dhjetor, 372 subjekte nuk paguan tatimet në kohë. Në ditët e fundit të dhjetorit janë futur në listë firma ndërtuese, studio kontabiliteti dhe konsultimi, kompani ndërtuese të hidrocentraleve, firma import eksporti, agjenci turistike, si dhe aktivitete të tregtisë me pakicë. Shumica e këtyre sipërmarrjeve ushtrojnë aktivitet në Qarkun e Tiranës. Lista e zezë e tatimeve publikohet nga tatimet që nga viti 2009. Përmes kësaj liste, edhe palët e treta që janë në marrëdhënie biznesi me shoqëritë debitore, njoftohen për gjendjen financiare të partnerëve të tyre.

Lista

“Lista e zezë” publikohet në faqen zyrtare të internetit të Tatimeve. Sipas njoftimit, Tatimet kanë vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe kanë filluar procedurat e mbledhjes me forcë të tyre. Njoftimi bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bërë regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë​ detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të subjekteve borxhlinj, deri në momentin që detyrimi i papaguar të arkëtohet. Me pagimin e plotë të detyrimit, të dhë​nat e subjektit fshihen nga kjo faqe.

Procedura

Sa herë që administrata tatimore konstaton se një tatimpagues nuk ka paguar plotësisht dhe në datën e caktuar detyrimet tatimore, i dërgon me postë rekomande një njoftim me shkrim, ku kërkon pagesën e plotë të detyrimit tatimor. Nëse tatimpaguesi nuk përdor të drejtën e ankimit dhe nuk paguan detyrimin, administrata tatimore duhet ta mbledhë tatimin, duke përdorur njërën ose disa prej mënyrave, të parashikuara në ligj. Sipas ligjit për procedurat tatimore, detyrimi i papaguar sigurohet në favor të administratës tatimore mbi të gjithë pasurinë e subjektit, në masën e nevojshme, për të përmbushur borxhin. Masa e sigurimit të detyrimit tatimor të papaguar mund të jetë, sipas rastit, barrë siguruese dhe hipotekore. Vendimi për të vendosur një barrë siguruese ose hipotekore mbi pasurinë e tatimpaguesit bëhet me shkrim nga drejtori i drejtorisë rajonale tatimore ose titullari i zyrës tatimore të bashkisë. Para vendosjes së një barre siguruese dhe hipotekore mbi pasurinë e tatimpaguesit, ky i fundit duhet të njoftohet me shkrim. Njoftimi duhet të përmbajë të gjithë informacionin lidhur me detyrimin. Barra siguruese dhe barra hipotekore është e vlefshme kundrejt të gjitha të drejtave të tjera mbi pasurinë, objekt të sigurimit të detyrimit tatimor të papaguar dhe ka përparësi. Gjithashtu, në funksion të mbledhjes së detyrimit tatimor të papaguar, administrata tatimore mund të angazhojë strukturat e saj për të verifikuar dhe për të monitoruar në vend aktivitetin tregtar të tatimpaguesit, me qëllim konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50% të qarkullimit të realizuar, por jo më shumë se detyrimi tatimor, për të cilin ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore. Pagesa e shumës së qarkullimit të sekuestruar kalohet në llogarinë bankare të administratës tatimore ditën e nesërme. /Zamir Alushi, gazeta Shqip/



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Futi patate në vaginë për të parandaluar shtatzëninë,  ja çfarë i ndodhi kësaj vajze

Futi patate në vaginë për të parandaluar shtatzëninë, ja çfarë i ndodhi kësaj vajze

Çahet argjinatura, policia: Kujdes në rrugën Elbasan-Librazhd

Çahet argjinatura, policia: Kujdes në rrugën Elbasan-Librazhd

Mesazhi kërcënues/ Besnik Sula i Tajvanit-Berishës: Ke 15 vite që më përndjek

Kërcënoi Berishën, PD kallëzim penal Besos së Taivanit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com