Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lista e Bashkisë/ Kush digjet nga kredite dhe kush rrezikojnë shtëpitë

2017/07/29 at 1:25 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Lista e Bashkisë/ Kush digjet nga kredite dhe kush rrezikojnë shtëpitë

Rreth 1 mijë kryeqytetasit që gjetën emrin në listën e votuar në Këshillin Bashkiak kanë kaluar vetëm fazën e parë të përzgjedhjes.


Tashmë sytë janë kthyer nga banka që do të lëvrojë kredinë në masën e përcaktuar për secilin përfitues, në varësi të strukturës së apartamentit që dëshiron të blejë.

 Në këtë moment do të ketë një “sitë të dytë” nga ana e bankës. Me gjithë dëshirën e mirë që të 999 familjet të rezultojnë kaluese edhe në këtë fazë, drejtoresha e Strehimit në Bashki, Anisa Ruseti, në një intervistë për “Panorama” sqaron se janë dy kategori përfituesish: kreditorët e këqij apo ata që janë shumë afër pragut minimal të të ardhurave të përcaktuara nga Bashkia (39 mijë lekë), janë të parët që mund të skualifikohen nga banka.

Lajmi i mirë, për të cilin është shprehur edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, është që do të ketë një shtesë prej 500 përfituesish në një fazë të dytë në vjeshtë.

Drejtoresha Ruseti inkurajon të riaplikojnë të gjithë ata që për një pasaktësi të vogël në dokumentet e dorëzuara janë skualifikuar në një kohë që mund të ishin përfitues potencialë.

Sapo janë shpallur fituesit e kredive që do të subvencionohen nga Bashkia. Si vijon procedura e mëtejshme? A përfitojnë automatikisht të gjithë?

Në momentin që kemi miratuar projektin për subvencionimin e interesave të kredisë, një nga kushtet kryesore për inicimin mes lidhjes me qytetarët e Tiranës për të aplikuar ishte dhe nënshkrimi i kontratës me bankën e nivelit të dytë. Kështu që marrëdhënia që ka Bashkia e Tiranës me këtë bankë fillon që në momentin që ne do të çojmë listën e përfituesve që janë miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak, 999 emra. Pasi të kemi marrë legjitimitetin e prefektit të Tiranës për këtë vendim, do të duhet t’ia kalojmë bankës, e cila në atë moment fillon aplikimin e kredive për këto familje. Ajo do të duhet të bëjë një vlerësim të dokumentacionit, të aftësisë paguese përpos asaj që kemi bërë ne në Bashki dhe do të na kthejë një përgjigje se sa prej përfituesve të vendimit të Këshillit Bashkiak kalojnë definitivisht fazën e dytë në bankë dhe dalin përfitues për të marrë vlerën e kredisë, e cila është caktuar në këtë vendim të këshillit.

Çfarë kriteresh mund të ketë banka, që mund të çojë në skualifikimin e përfituesve?

Banka ka disa kritere të brendshme. Besojmë që niveli i të ardhurave është një efekt diskriminues që mund të kenë disa nga familjet që janë shumë pranë pragut minimal. Sigurisht, ne i kemi miratuar pasi plotësojnë kriteret dhe është e pamundur që t’i skualifikosh, por nëse ne kriterin minimal e kemi pasur 39 mijë lekë dhe një familje me dy anëtarë ka qenë me 40 mijë lekë përfitues, risku është pak i lartë që kjo familje të rrezikojë në bankë. Por sikundër, ne besojmë që dikush tjetër mund të dalë garant për këtë familje, në mënyrë që kjo të bëhet fituese. Pra, bankat në përgjithësi janë më fleksible se ç’është administrata në lidhje me administrimin e dokumenteve, jo nivelin e të ardhurave. Një tjetër arsye që mund të skualifikojë banka mund të jetë edhe fakti që familjet mund të jenë kreditorë të këqij në një bankë tjetër dhe mund të kenë debite të kredive të më- parshme, e kjo mund t’i penalizojë ata për shkak se mund të jenë duke paguar një kredi tjetër ndërkohë. Këto janë të gjitha të dhëna që ne nuk ua kemi kërkuar qytetarëve, sepse programi ynë është specifik për strehim social dhe nuk duam t’i hyjmë mirëqenies së një familjeje përpos qëllimit të vetëm të të pasurit strehimin në fokus. Ne do të kemi një vlerësim real se cilat janë kushtet vetëm kur banka të na sjellë listën e atyre që nuk kanë përfituar. Ai do të jetë një vlerësim real se çfarë ka funksionuar te programi dhe çfarë jo.

Sa është masa e shumës që mund të përfitojnë familjet që e gjetën emrin në listë?

Përfitimi që marrin për strukturë apartamenti ka qenë i miratuar që në udhëzuesin operacional. Ajo është e ndarë në bazë të strukturës së familjes dhe strukturës së apartamentit. Për një garsoniere arrin deri në 3 milionë e 500 mijë, një strukturë 1+1 deri në 4 milionë e 200 mijë, për një strukturë 2+1, 5 milionë e 700 mijë dhe për strukturën 3+1 me një numër shumë të ulët të përfituesve, e cila shkon deri në 7 milionë e 100 mijë.

Kur do të ndahen paratë? Sa vonesë mund të shkojë deri në alokimin e fondeve?

Javën tjetër ne do t’i dërgojmë bankës listën e përfituesve. Të gjithë do të njoftohen jo vetëm nga drejtoria e Strehimit, por edhe banka për t’u paraqitur dhe për të plotësuar dokumentet që kërkon banka mbi një vlerësim fillestar të dokumenteve që do t’i çojmë ne. Pra, qytetarët që kanë dorëzuar dokumentet në Bashkinë Tiranë nuk do të duhet t’i freskojnë më. Banka mban ato dokumente që ne i kemi dorëzuar. Nëse nevojitet një dokument plus, do të duhet t’ia nisin direkt. Për afatet e bankës nuk di të them. Në korrespondencën me ta, thonë se gjithçka varet shumë rast pas rasti. Pra, mund të jetë një përfitues që mund të jetë i pastër, dhe nuk ka nevojë për shumë dokumente e rrjedhimisht shumë kohë, por mund të jenë dhe raste të tjera që mund të duan pak më tepër.

Si do të funksionojë skema e pagesës në vite për ata që e kalojnë dhe fazën e dytë?

Ky është një program totalisht i buxhetuar nga Bashkia Tiranë. Është hera e parë që ndodh që një Bashki me fondet e veta të mund të mbulojë një program të tillë. Numri është i konsiderueshëm. Praktikisht, ne mbulojmë interesat për 1 mijë familje, të cilat vetë nuk do të mund të përballonin interesat e kredisë në tregun e lirë.

Formulat e ndarjes së shumës së kredituar në vite kanë qenë në bazë të aftësisë paguese. Një familje, e cila kishte më pak aftësi paguese, e ka pak më të gjatë në kohë kredinë, sepse kjo i ul vlerën që do të duhet të paguajë në muaj dhe e ndihmon për të shtyrë pak afatin e kredisë. Ndërkohë që ne kemi marrëveshje me bankën për 20 vjet, por nëse qytetari do të donte të kishte një marrëdhënie tjetër përveç kësaj, të shtyjë kredinë në kohë, hyn në një marrëdhënie të re me bankën. Nëse qytetari do ta shtyjë kredinë për 30 vjet, pas 20 viteve të para ne i ndajmë marrëdhëniet bashkë dhe i fillon me bankën. Ky është vetëm një nga programet e shumta të strehimit. Kemi përfunduar së ndari banesat sociale dhe japim bonus qiraje për më shumë se 400 familje në nevojë.

Kryebashkiaku ka folur për një shtesë përfituesish, 500 të tillë. A do të pranohen aplikime të reja, apo do të përzgjidhen nga dosjet e shqyrtuara?

Ky është një vendim që do t’i takojë vjeshtës, sepse do të donim ta shikonim se si do të ishte dinamika në bankë për të kuptuar cilat do ishin familjet që rrezikojnë më shumë. Nuk do të donim të dilnim me një thirrje tjetër pa kuptuar në fillim që çfarë nuk funksionoi.

Këta që kanë dosjet në Bashki, mund të jenë përfitues të listës së dytë?

Ne do të donim shumë që personat që nuk e kanë gjetur veten në listën e përfituesve, t’i drejtohen Bashkisë me një kërkesë për informacion dhe ne do t’i kthejmë përgjigje për dokumentin e munguar. Në momentin që një qytetar kupton që, për shembull, për vërtetimin e hipotekës së origjinës, të cilët e kanë marrë gabimisht jo nga vendlindja, por nga qyteti ku kanë jetuar për shumë vjet dhe kuptojnë që ky ka qenë argumenti që e ka penalizuar, me marrjen e këtij dokumenti në thirrjen e dytë mund të jetë fitues. Praktikisht, dosja e tij ka qenë fituese, por për një dokument administrativ nuk ka rezultuar i tillë. Ata që kanë qenë mbi limit dhe nën limitin e të ardhurave mujore, nëse gjendja e tyre financiare do të jetë e njëjtë edhe në thirrjen e dytë, unë do t’u sugjeroja që të mos aplikojnë. Do ishte shpenzim kohe dhe vlere monetare. Çështja e limiteve të të ardhurave dhe fakti i hipotekës së një banese janë thelbësore për këtë program. Kemi pasur dhe raste kur qytetarët e kanë paraprakisht një banesë, vijnë dhe aplikojnë. Gjithë të tjerët që kanë probleme administrative në menaxhimin e dokumenteve që i kanë marrë nga institucione respektive, do t’i inkurajoja që të riaplikonin sepse mund të jenë fitues në fazën e dytë.

Aplikime të reja do të pranohen gjatë kësaj kohe?

Në momentin që del thirrja zyrtare për raundin e dytë, çdo qytetar mund të aplikojë. Për një vendim të tillë do të vendosë kryebashkiaku. Nëse ne do të kuptojmë që familjet me fashat e të ardhurave që kemi vendosur hasin probleme me bankën ose numri i atyre që përfitojnë është i ulët, do të duhet të bëjmë ndryshime. Në të gjitha rastet, ne duam t’u vijmë në ndihmë qytetarëve që sa më shumë të dalin fitues. Pas kaq shumë kohe që kemi investuar, besoj që do të jetë shumë e trishtueshme të shuajmë shpresën e disa njerëzve. Besarta Basha/Panorama

Etiketa: bashkiaKredite e buta


Ju sugjerojmë

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!
Politikë

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

11 Maj, 2025 10:47 pm
“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
-U tha në Opinion

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

11 Maj, 2025 10:36 pm
Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

11 Maj, 2025 10:33 pm
Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
Politikë

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

11 Maj, 2025 10:26 pm
Momenti më i bukur sot! Kandidatja për deputete i jep gji foshnjes në seli
-U tha në Opinion

Momenti më i bukur sot! Kandidatja për deputete i jep gji foshnjes në seli

11 Maj, 2025 10:25 pm
Me kapuç duke ikur me vrap, PD publikon videon: Në zyrën e padeklaruar të PS-së…
Aktualitet

Me kapuç duke ikur me vrap, PD publikon videon: Në zyrën e padeklaruar të PS-së…

11 Maj, 2025 10:16 pm
Lapaj në ‘Opinion’: Do kemi rezultat befasues në Republikë!
-U tha në Opinion

Lapaj në ‘Opinion’: Do kemi rezultat befasues në Republikë!

11 Maj, 2025 9:47 pm
Shtyrja e publikimit të rezultatit në Vorë, PS: Vendim i gabuar dhe zhgënjyes!
Politikë

Shtyrja e publikimit të rezultatit në Vorë, PS: Vendim i gabuar dhe zhgënjyes!

11 Maj, 2025 9:40 pm
“Bëhu burrë”, Haxhiu e Shehaj vënë një bast për Tiranën
-U tha në Opinion

“Bëhu burrë”, Haxhiu e Shehaj vënë një bast për Tiranën

11 Maj, 2025 9:38 pm
Berisha e sulmoi ashpër për anketimin, Haxhiu i përgjigjet në “Opinion”
-U tha në Opinion

Berisha e sulmoi ashpër për anketimin, Haxhiu i përgjigjet në “Opinion”

11 Maj, 2025 9:19 pm
Para
Ja kush janë dy meshkujt e rëndësishëm në jetën e Ministres Mimi Kodheli

Ja kush janë dy meshkujt e rëndësishëm në jetën e Ministres Mimi Kodheli

Vrau një grua bashkë me xhaxhain, esktradohet pas 20 vitesh beratasi

Vrau një grua bashkë me xhaxhain, esktradohet pas 20 vitesh beratasi

Ish-kryeministri Berisha postim për “Ballist” Morinën: Viktimë e takimit Rama-Vuçiç

Ish-kryeministri Berisha postim për "Ballist" Morinën: Viktimë e takimit Rama-Vuçiç
















TE FUNDIT

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!
11 Maj, 2025

Një incident është raportuar në afërsi të “Petro Nini” në Tiranë, ku PD ka pretenduar se ka zbuluar një zyrë...

Lexo më shumë

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
11 Maj, 2025

Rezultatet e Exit Poll-it të Albanian Post u kthyen në faktor debati këtë të dielë. Pas kryedemokratit Sali Berisha, edhe Belind Këlliçi...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
11 Maj, 2025

Drejtuesi për qarkun e Tiranës i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, live në emisionin “Opinion” në Tv Klan flet nga dyert...

Lexo më shumë

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
11 Maj, 2025

Në bashkinë e Pustecit në qarkun e Korçës mësohet se deri më tani janë numëruar tre kutitë e para në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com