Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lisa vjen me një libër: Ju tregoj për babanë tim Steve Jobs, koprac në para e dashuri

2018/08/08 at 8:40 PM
në -Kulturë, Kryesore, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja cili është kuptimi i “i” tek iPhone

Vajza e themeluesit të Apple në një libër e përshkruan atë si “koprac për para, fjalë dhe dashuri”

-“Babi, këtë kompjuter Apple e ke quajtur Lisa duke menduar për mua?”
-“Aspak e dashura ime: Kjo është një sigël që qëndron për Arkitekturën e Integruar të Sistemeve Lokale”.

Për një kohë të gjatë Steve Jobs e ka mohuar se i ka kushtuar një nga makinat e tij të para, një PC fatkeqe që u zëvendësua shpejt nga Macintosh, te Lisa Brennan Jobs, vajza e tij e parë. E ka pranuar shumë vite mën vonë gjatë një pushimi në vilën e Bono në Côte d’Azur, duke iu përgjigjur një pyetjeje kreut të U2.

I vështirë me punonjësit

Brilliant dhe brutal: dritat dhe errësira e Steve Jobs, temperamentin e tij me punonjësit, e kemi treguar shumë herë. Por në aventurën e tij të përvuajtur njerëzore themeluesi i Apple ishte gjithashtu i vështirë edhe me të dashurit e tij dhe sidomos me fëmijën e parë, Lisa, e njohur me vonesë, pasi e kishte mohuar me vite që ishte babai i saj. Tani ajo, dyzet vjeç, tregon në një libër historinë e marrëdhënies së saj të trazuar me një burrë që ajo e përshkruan si “koprac me të holla, fjalë dhe dashuri”.

Por kjo, megjithatë, kurrë nuk e ka ndalur ta tërheqë atë me magnetizmin e saj, duke i dhënë dritë me praninë e saj. Në “Small Fry”, një libër që do të publikohet brenda një muaji, por “Vanity Fair” ofron disa parashikime, Lisa ndjek kërkimin e saj të dëshpëruar për të rrëmbyer njëfarë butësie nga një baba i mërzitur, i shqetësuar dhe i dyshimtë. Ikona e gjallë e kohës sonë deri në vdekjen e tij të parakohshme (në vitin 2011 kur vdiq nga një tumor pankreatik), njeriu i cili me krijimet e tij teknologjike ndryshoi mënyrën e jetesës, vazhdon të studiohet në të gjitha pjesët e karakterit të tij. Ajo që është interesante mbi të gjitha është enigma e pazgjidhur e një karakteri të njohur për sinqeritetin brutal të gjykimit të tij, i ashpër me të tjerët dhe gjithashtu me veten në shpalljen e të vërtetave të tij të pakëndshme, por që në të njëjtën kohë mund të mohojë provat, madje edhe për vite.

Mbajtja në distancë

Në historinë e Lizës – bijës së parë që e refuzoi, pastaj e pranoi, por gjithnjë e mbajti në një distancë që, pasi kishte studiuar në Palo Alto, në Harvard dhe në Kolegjin e Mbretit në Londër, ishte gazetare e «Vogue», revista Oprah Winfrey dhe gazeta të tjera – gjejmë të dyja të vërtetat e tij brutale dhe refuzimin kokëfortë të realitetit. Në një nga takimet e fundit, kur Steve ishte tani në shtratin e vdekjes, Lisa thotë se shkoi në banjo para se ta përshëndeste atë dhe se u shpëla në fytyrë me ujin e trëndafilave pa e kuptuar se aroma e kësaj esence natyrore do të ndryshonte në pak minuta: “U përpoqa ta përshëndes. Pastaj, kur u largova, ai më thirri: Lisa, ti mban aromën e tualetit “. Një lamtumirë e hidhur për Lisa, e cila, edhe pas njohjes, nuk ishte në gjendje të integrohej në familjen e Steve Jobs. Ai, kishte braktisur dikur shtatzënë Chrisann Brennan – partneren e tij për pesë vjet, që nga shkolla e mesme – më vonë u martua me Laurene Powell. Nga e cila – pasi kishte pretenduar të ishte steril – kishte tre fëmijë të tjerë. Kur Chrisann lindi në një fermë, Steve nuk ishte atje, por ai mbërriti tri ditë më vonë. Ai mohoi të ishte babai, por zgjodhi emrin e Lisa së bashku me nënën e saj.

Pastruese

Krisan për dy vjet ka punuar si pastruese dhe kameriere për të rritur vajzën e saj, ndërsa Steve ka refuzuar për ta ndihmuar në çdo mënyrë. Detyruar më pas nga gjykata t’i nënshtrohet një testi gjenetik që zbuloi atësinë e tij, Steve filloi të paguajë mirëmbajtjen. Edhe pas testit gjenetik, Steve vazhdoi të mohonte provat duke u quajtur steril. Vetëm kur Lisa ishte tetë vjeç, Jobs filloi ta trajtojë atë si një vajzë. Por gjithmonë me ftohtësi. Lisa kujton se, kur një herë i kërkoi një nga makinat e tij Porsche: ajo nuk mori vetëm një mohim, por edhe fjalët “mbaje mend, kurrë nuk do të kesh gjë nga unë”. Një ashpërsi ndoshta që është rezultat i boshllëqeve dhe pakënaqësive që e kanë shoqëruar jetën e themeluesit të Apple që nga lindja: i braktisur nga prindërit në të njëzetat – një studente e ëma dhe një sirian i ati, i cili më vonë u bë profesor universitar – dhe iu dha për adoptim Jobs-ave, në një familje të përulur nga origjina.


Etiketa: liber e bijaSteve Jobs


Ju sugjerojmë

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
Aktualitet

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

4 Tetor, 2025 10:32 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

4 Tetor, 2025 8:44 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në 0 gradë sot

4 Tetor, 2025 8:41 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 4 tetor 2025

4 Tetor, 2025 8:25 am
Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

3 Tetor, 2025 9:21 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive

3 Tetor, 2025 6:42 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

3 Tetor, 2025 5:53 pm
Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

3 Tetor, 2025 4:24 pm
Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

3 Tetor, 2025 1:35 pm
Para
Publikoi dosjen me emrat e spiunëve, Maks Velo: Dua të marr hak

Histori/ Dëshmia në hetuesi e ish-gruas së Maks Velos: Ka patur marrëdhënie me një franceze

Jeta errët në Shqipëri e ish-ministrit peruan, Manuel Miller mori azil politik, por u arratis pas dënimit me 8 vite burg

Jeta errët në Shqipëri e ish-ministrit peruan, Manuel Miller mori azil politik, por u arratis pas dënimit me 8 vite burg

VIDEO/ Thaçi ‘ndez’ Kosovën, ndërsa Haradinaj pushon në Jalë

VIDEO/ Thaçi 'ndez' Kosovën, ndërsa Haradinaj pushon në Jalë
















TE FUNDIT

Nga bombardimi i Dohas te negociatat, plani Trump për paqe në Lindjen e Mesme

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
4 Tetor, 2025

Donald Trump beson në të. Ndoshta me disa rezerva, sepse gjithmonë ekziston rreziku që Hamasi ta pranojë planin e tij të...

Lexo më shumë

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër
4 Tetor, 2025

Është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) efektivi i policisë që aksidentoi dje, 3 tetor, për vdekje një 71-vjeçare...

Lexo më shumë

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
4 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti do të hapet fizikisht edhe Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë. Kreu i...

Lexo më shumë

Hamasi pranon planin e Trump, forcat izraelite kanë pezulluar sulmet në Gaza

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
4 Tetor, 2025

Presidenti Donald Trump ka reaguar pas përgjigjes së Hamasit ndaj planit të kreut të shtëpisë së Bardhë,  duke pranuar lirimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com