Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar për shpërdorim detyre është liruar nga qelia.
Tuci u dënua me 1.6 vite burg nga GJKKO për shpërdorim detyre.
Ish-kryebashkiaku socialist ka shlyer dënimin me kohën e qëndrimit në paraburgim. Fran Truci përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul në 1 vit burgim.
Gjithashtu togat e zeza i kanë hequr të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.