Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lirohet nga detyra pas 7 vitesh zv/ministri i Ekonomisë dhe Financave

2020/01/29 at 5:46 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 1 min
A A
Lirohet nga detyra pas 7 vitesh zv/ministri i Ekonomisë dhe Financave

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot lirimin nga detyra të zv/ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Luçi.

Vendimi është firmosur sot nga zv/kryeministri Braçe për shkak se kryeministri Rama ndodhet në Bruksel.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Erjon Luçi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, të lirohet nga kjo detyrë.”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave

Erjon Luçi është një nga makroekonomistët më të njohur në vend. Ai është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1996. Ka kryer studimet Master në Ekonomi pranë Universitetit Staffordshire në Angli (1999) dhe një doktoraturë (2002) nga i njëjti universitet, mbi Ndërmjetësimin Financiar në Vendet e Tranzicionit, me fokus Shqipërinë.

Ai filloi karrierën e mësimdhënies pranë Fakultetit të Ekonomisë, UT deri në vitin 1999, vit kur iu bashkua stafit të Bankën së Shqipërisë, së pari si konsulent e më pas si Drejtor i Departamentit Kërkimor ku shërbeu për tre vjet. Në vitin 2006, ai u punësua pranë zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri në postin e Ekonomistit të Lartë, ku për 7 vjet drejtoi projekte në lidhje me Reduktimin e Varfërisë dhe Menaxhimin Ekonomik.

Në vitin 2013 ai u emërua zëvendësministër i Financave, detyrë nga e cila u lirua ditën e sotme për motive ende të panjohura. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
Aktualitet

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK

19 Dhjetor, 2025 3:19 pm
Para
Abuzimet me ndërtimet/ Apeli i Durrësit lë në burg 4 nga 18 të ndaluarit

Abuzimet me ndërtimet/ Apeli i Durrësit lë në burg 4 nga 18 të ndaluarit

Reforma e pensioneve, rikthehen sërish protestat në Francë

Reforma e pensioneve, rikthehen sërish protestat në Francë

Boateng qëllon Goretzkën, tension gjatë stërvitjes së Bayern Munchen

Boateng qëllon Goretzkën, tension gjatë stërvitjes së Bayern Munchen

TE FUNDIT

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë...

Lexo më shumë

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi paraqitje e tij vjetor duke folur me vetëbesim për pozicionin e Rusisë në fushëbetejë...

Lexo më shumë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
19 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci. Ai është marrë nën hetim nga...

Lexo më shumë

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka deklaruar vendi i tij është pranë një marrëveshjeje të rëndësishme për rivendosjen e marrëdhënieve me Shtetet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com