Shoferi i autobusit të linjës së Unazës, ka dalë këtë të enjte para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Sipas News 24, togat e zeza kanë liruar nga qelia 60-vjeçarin, duke caktuar masën e ‘arrestit të shtëpisë’.
Agron Xhafa akuzohet se shkaktoi aksidentin e para pak ditëve te Shallvaret, ku me urbanin u përplasën 9 automjete të tjera dhe si pasojë u plagosën 9 persona.
Sipas dëshmisë së 63-vjeçarit, në momentin e përplasjes, humbi vetëdijen, ndërsa ka shtuar se vuan nga diabeti dhe tensioni.