Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lirohet nga burgu kosovari i dënuar me 20 vjet burg për vrasje

2016/05/22 at 4:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lirohet nga burgu  kosovari i dënuar me 20 vjet burg për vrasje

Administrata e burgut në Shënkoll të Lezhës, liroi nga qelia pa vendim gjykate një të dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes në Kosovë.

Shuaip Zukaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Shaban Zukaj nga Deçani i Kosovës, është liruar nga burgu i Lezhës me të mbaruar dënimin e marre në Shqipëri për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Edhe pse në kartelën e tij personale ndodhej vendimi i formës së prerë, dhënë nga Gjykata në Shqipëri, që me përfundimin e dënimit duhej të ekstradohej në Kosovë, administrata e burgut e ka lënë atë të lirë.

Prokuroria e Lezhës ka nisur menjëherë hetimet, pasi dyshon se ai është liruar jashtë çdo procedurë ligjore. E gjithë praktika e të dënuarit është në duart e prokurorëve tashmë. Ndërsa lirimi i Zukajt ka alarmuar edhe Ambasadën kosovare në Shqipëri.

Shaban Zukaj, në vitin 2000, në Shëngjin të Lezhës, ka qëlluar me armë një shtetas kosovar për hakmarrje. Fatmirësisht shtetasi nga Kosova ka shpëtuar, por Zukaj është larguar për t’iu shmangur drejtësisë, e cila e ka hetuar e gjykuar në mungesë, ku përfundimisht është dënuar me 15 vjet burg.

Gjatë kohës së arratisjes, më 1 Shtator të vitit 2011, ai ka vrarë Zyber Derishajn dhe ka plagusur Adil Thaçin.

Pas kësaj, Zukaj është larguar në drejtim të Belgjikës, ku ka ndërruar edhe identitet.

Por për llogari të dënimit në Shqipëri, Zukaj është arrestuar në vitin 2012 në Belgjikë dhe më pas është ekstraduar në Shqipëri, ku edhe ka vuajtur dënimin në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Gjatë qëndrimit në burg, autoritetet e Kosovës kanë sjell kërkesën për ekstradimin e tij, e cila është miratuar nga Gjykatat Shqiptare. Por pavarësisht këtij vendimi, administrata e burgut e ka lënë të lirë.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, i tha Televizionit Klan se veprimet e administratës së burgut të Shënkollit kanë në përputhje me ligjin.

Reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:

Me anë të një reagimi për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se: Në dosjen e të dënuarit nuk ka ekzistuar një vendim me masë sigurie për estradim në Kosovë në përfundim të dënimit të parë. Shtetasi Zukaj ishte ekstraduar nga Belgjika për llogari të drejtësisë shqiptare në vitin 2012, pasi më parë, ai ishte dënuar në mungesë në vitin 1999, për veprat 76/2 dhe 278/4 të parashikuara nga Kodi Penal. Më pas, në vitin 2014, kur ka bërë kërkesë për rivendosje në afat, ai është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, me anë të vendimit nr. 155. Shtetasi ka përfituar ulje dënimi me vendime gjykate dhe nga amnistia. Lirimi i tij është bërë me plotësim kohe, pasi nuk ka patur një masë sigurimi tjetër ndaj tij, duke vepruar kështu plotësisht në përputhje me vendimin ekzistues të gjykatës.

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 11 Majit, opozita mblidhet në Bulevardin “Zogu i Parë”
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, opozita mblidhet në Bulevardin “Zogu i Parë”

16 Maj, 2025 5:22 pm
Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së
Politikë

Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së

16 Maj, 2025 5:06 pm
Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk
Bota

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16 Maj, 2025 4:56 pm
Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë
Bota

Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë

16 Maj, 2025 4:36 pm
Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë
Kryesore

Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë

16 Maj, 2025 4:21 pm
Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën
Bota

Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën

16 Maj, 2025 4:14 pm
Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve
Bota

Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve

16 Maj, 2025 4:07 pm
KQZ vendos hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia
Aktualitet

KQZ vendos hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia

16 Maj, 2025 3:49 pm
Maliq/ Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari
Aktualitet

Maliq/ Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari

16 Maj, 2025 3:36 pm
Berisha nga Samiti i IDU në Bruksel:Ishin zgjedhjet më të dhunuara, farsë elektorale
Aktualitet

Berisha nga Samiti i IDU në Bruksel:Ishin zgjedhjet më të dhunuara, farsë elektorale

16 Maj, 2025 3:17 pm
Para
Rikthehen kontrollet në kufirin Austri – Itali

Rikthehen kontrollet në kufirin Austri – Itali

Eneda Tarifa realizon fotosesionin për Eurovizion

Eneda Tarifa ka dy fjalë për Milaim Zekën (Video)

Këshillat që ju ndihmojnë të shpëtoni nga dhimbja e shpinës

Këshillat që ju ndihmojnë të shpëtoni nga dhimbja e shpinës

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Zgjedhjet e 11 Majit, opozita mblidhet në Bulevardin “Zogu i Parë”

Zgjedhjet e 11 Majit, opozita mblidhet në Bulevardin “Zogu i Parë”
16 Maj, 2025

Opozita shqiptare ka thirrur protestë pasditen e sotme, lidhur me procesin e zgjedhjet e 11 majit. Në Bulevardin 'Zogu i...

Lexo më shumë

Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së

Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së
16 Maj, 2025

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ndodhur sot në Tiranë ku po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk
16 Maj, 2025

Më 18 maj, votuesit polakë jo vetëm që do të vendosin nëse presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë...

Lexo më shumë

Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë

Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë
16 Maj, 2025

Presidenti i Azerbajxhanit dhe kryeministri i Armenisë kanë rënë dakord për një traktat paqeje. Lajmi është bërë i ditur nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com