Gjykata e rrethit Dibër i ka dhënë lirinë mësuesit i cili mendohet se dhunoi tri ditë më parë 12 nxënës të ciklit të ulët gjatë zhvillimit të orës së mësimit. Gjykata e liroi Agim Muçën, pasi nuk kishte prova që kishte ushtruar dhunë ndaj nxënësve të tij. Vetë mësuesi nuk ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve. Ai ka thënë para gjykatësve se “gjithçka që kanë thënë për mua është trillim”. Ky vendim pritet të vlerësohet nga Ministria e Arsimit e cila e pezulloi nga detyra mësuesin. A do të kthejë Ministria e Arsimit në detyrë këtë mësues?