Futje në kurth dhe provokim e ka quajtur mësuesi Flamur Paja, atë që ndodhi, teksa u filmua duke dhunuar një nxënës në klasë.
Gjatë seancës së sotme ai deklaroi se ishte penduar, por veproi në gjaknxehtësi e sipër.
“Më provokuan prej një jave, në mënyrë të vazhdueshme. Ishte një kurth. Jam i penduar për veprimin, por në gjaknxehtësi e sipër veprova ashtu” tha ai.
Ngjarja ndodhi në shkollën 9vjeçare “Hasan Koçi” në Durrës, mësuesi ka rrahur nxënësin e klasës së 7të.
Vetë nxënësi i dhunuar ka treguar se gjithçka erdhi pasi ky i fundit e kishte ofenduar mësuesin duke e etiketuar me fjalën “o shurdh”. /Panorama.al