Kreu i qeverisë Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga Vlora, ku shihet lirimi i hapësirave publike, kryesisht në Lungomare në pjesën e plazhit.
Rama inkurajon të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës.
‘Në Lungomaren e Vlorës një tjetër sipërfaqe plazhi publik i është rikthyer turistëve dhe qytetarëve, ndërkohë që i inkurajoj të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës’, shkruan Rama.
Këto ditë kryministri ka reaguar ashpër ndaj bizneseve që zënë hapësirat publike, duke ju bërë thirrje që t’i heqin një orë e më parë ‘mushamatë’ e të lirojnë kështu hapësirat publike për qytetarët dhe turistët.