Në Turqi është duke u zhvilluar në këto moment një “grusht shteti”. Është një tejtativë ilegale për të marrë pushtetin nga një grup brenda ushtrisë.
Lajmë u zyrtarizua nga kryeministri Binali Yildirim rreth orës 22 me orën shqiptare. Kryeministri turk konfirmoi se vendi është duke u përballur me një grusht shteti.
Aktualisht në Ankara janë duke u dëgjuar të shtëna armësh ndërsa në ajër dëgjohen helikopterë. Në Stamboll janë mbyllur të dy urat e Bosforit nga ushtria.
“Do të bëjmë çfarë të jetë e mundur që të fitojë demokracia. Grushti i shtetit nuk do t’ia dalë dhe përgjegjësit do të ndëshkohen” – tha Yildirim.
“Përgjegjësit e grushtit të shtetit do ta paguajnë me çmimin më të lartë“,- shtoi ai.
Linku:
http://q13fox.com/on-air/live-streaming-sc/