Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lindja dhe perëndimi i shefes së parë grua të Kamorras…

2016/03/30 at 4:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lindja dhe perëndimi i shefes së parë grua të Kamorras…

Maria Licciardi, e para shefe femër e Kamorrës. Historia e “La marina­s” që revolucionoi krimin e organizuar dhe bashkëpunimi me mafian shqiptare.


Maria Licciardi (e lindur më 24 mars 1951 në Secondigliano) është një kriminele e famshme italiane e lidhur me Kamorrën dhe ish­kryetare e klanit Licciardi, me bazë në lagjet Secondigliano në veri të Napolit.

Ajo ishte shefja e padiskutueshme e Kamorrës në qytetin e Napolit nga viti 1993 deri në arrestimin e saj në vitin 2001.

Licciardit i referoheshin si “La madrina” (Kumbara) nga kolegët e saj kamorristë dhe fitoi pseudonimin “La Piccolina” (Vajza e vogël), në fillim të karrierës së saj kriminale, për shkak të shtatshkurtësisë.

Ndërsa mes kamorristeve femra ajo është e njohur me respekt si “La Principessa” (Princesha), për shkak të pamjes së saj të bukur.

Licciardi lindi dhe u rrit në periferi napolitane te Secondigliano­s, një bastion tradicional i klanit Licciardi, ku një famulltar lokal një herë thoshte se “njerëzit e Sekondiljanos ke anë kulturën e Kamorrës në kockat e tyre.”

Gjithë familja e saj i përkiste Kamorrës. Babai i saj ishte shefi lokal. Një nga vëllezërit e saj, Gennaro Licciardi i njohur si “a Scigna “(Majmuni) ishte shef shumë i fuqishëm, i cili më vonë u bë kreu i klanit dhe anëtar themelues i Aleancës Secondigliano, një koalicion i klaneve të fuqishme të Kamorrës që kontrollonin trafikun e drogës në shumë periferi të Napolit. Gennaro vdiq nga helmimi i gjakut më 3 gusht, 1994. Burri i Marias, Antonio Teghemié ishte gjithashtu një kamorrist.

 

Licciardi erdhi në pushtet dhe mori përsipër kreun e klanit, pasi dy vëllezërit dhe bashkëshorti i saj u arrestuan. Ajo ishte e para femër

kamorriste që u bë kapo nga klani Licciardi, dhe gjithashtu u vu në krye të Aleancës Sekondiljano. Ajo mbante nën kontroll dhe në stabilitet të plotë 20 klane kamorriste që shpesh kishin keqkuptime për shkak të punëve të tyre të ndryshme.

Ndryshime revolucionare ndodhën gjatë kohës që ajo ishte në krye. Ndoshta më e rëndësishmja në mesin e tyre ishte përfshirja në tregtinë e prostitucionit.

Para kësaj, Kamorra kishte një kod sjelljeje që ndalonte ata që bënin para nga prostitucioni. Megjithatë, sipas Licciardi­t ky kod ishte thyer.

Kamorra i blinte vajzat nga mafia shqiptare për 2 mijë dollarë. Shumë vajza shkonin atje nga Shqipëria pasi i premtohej punë në mënyrë që të shpëtonin nga varfëria dërrmuese në tokën e tyre.

Këto vajza vriteshin kur ishin shumë të vjetra për të shërbyer si prostituta. Klani i Licciardi­t kishte lidhje të forta me mafian shqiptare, duke e shtrirë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera.

Ndryshe nga shumë kamorristë meshkuj, Licciardi shmangu situatat ku mund të binte në qendër të vëmendjes dhe nuk u dënua apo të dyshohej për ndonjë krim. Një kamorrist i brendshëm e përshkruante atë si një person me karizëm të hekurt. Sipas burimeve të policisë, ajo ishte praktike, simpatike, jashtëzakonisht inteligjente, por po aq e pamëshirshme sa homologët e saj meshkuj. Ajo mbante një qëndrim të ftohtë në llogaritjen e përpjekjeve te saj kriminale, dhe thuhet se ka marrë frymëzimin e saj nga Rosetta Cutolo, motra e Raffaele Cutolo, bosi i Organizatës së Re Kamorriste.

Nën udhëheqjen e saj, klani Licciardi vuri reputacion të mirë në popullatën lokale, duke ndihmuar lagjet e varfra. Ajo u ofronte ndihmë njerëzve në nevojë duke ulur ndjeshëm papunësinë.

Maria Licciardi gjithashtu kërkonte të kontrollonte dëshmitë e të gjithë të penduarve për të mbrojtur klanin e saj. Policia italiane mësonte se shumë prej të penduarve ndërronin mendje për të dëshmuar kundër klanit pasi takoheshin me Marian dhe ajo u ofronte shumë para për të

mbyllur gojën. Aleanca e Sekondiljanos ishte e ndarë mbi këtë çështje. Disa kërkonin ti paguanin ata, të tjerë kërkonin ti paguanin ata, dhe pastaj ti vrisnin atë dhe familjen e tij.

 

Mbretërimi i Maria Licciardi­t u zhvillua pa probleme për shumë vite, derisa një mosmarrëveshje ndodhi mbi një ngarkesë heroine. Në pranverën e vitit 1999, një ngarkesë e madhe e heroinës e ardhur nga Stambolli, Turqia nuk u pranua nga Licciardi, pasi ajo ishte shumë e pastër dhe e fortë për përdoruesit mesatarë, dhe kështu do të vriste ata që e blinin atë, duke dëmtuar një bazë të madhe të aleancës të konsumatorëve e të përdoruesve të drogës. Megjithatë, klani Lo Russo, nuk u pajtua dhe e nxori dërgesën për shitje në rrugë.

Shitja e heroinës së parafinuar rezultoi me vdekjen e shumë narkomanëve në Napoli. Kjo shkaktoi zemërim të madh publik dhe rezultoi me goditjen masive policore mbi klanet. Shumë kamorristë u arrestuan.

Licciardi u fut në listën e “30 italianëve më të kërkuar” dhe qëndronte në arrati. Në sajë të një rrjeti të sofistikuar të mbrojtjes së vendosur nga klani i saj, Licciardi ishte në gjendje të shmangte kapjen e saj për dy vjet dhe, pavarësisht se ndryshoi strehim disa herë, nuk largohej kurrë nga qarku Masseria Cardone.

Ndërsa qëndronte në arrati, ajo vazhdoi si bose e padiskutueshme e klanit Licciardi dhe urdhëroi disa

vrasje të mafiozëve rivalë. Ajo hyri në luftë me klanin Giuliano e Forcella. Policia bëri shumë përpjekje të pafrytshme për të kapur Licciardi­n.

Në prill të vitit 2000, karabinierët arrestuan 13 bosët e Kamorras që po mbanin një samit rreth një tavoline në një shtëpi në fermë rurale.

Megjithatë, Licciardi nuk ishte në mesin e tyre.

Më 14 qershor 2001, Licciardi u arrestua nga policia e Napolit, ndërsa udhëtonte me një çift të martuar në bordin e një makine rreth zonës Melito, afër Napolit.

Ajo nuk bëri rezistencë ndaj arrestimit dhe u dërgua menjëherë në paraburgim. Pas arrestimit të saj, vëllai i saj Vincenzo Licciardi mori kreun e klanit. Vincenzo u arrestua më 7 shkurt, 2008, pasi është përfshirë në listën e të arratisurve më të kërkuar në Itali që nga viti 2004.

Edhe pse në burg, ajo ende është në komandën e klanit. Burgjet nuk paraqesin pengesë për Kamorrën, sipas Anna Maria Zaccaria, një sociologe në Universitetin e Napolit./Tirana Observer/

 

 



Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
Kroacia “nxeh” situatën në rajon

Kroacia "nxeh" situatën në rajon

Orinda Huta rekrutohet nga “Forcat e Armatosura Shqiptare”

Orinda Huta rekrutohet nga "Forcat e Armatosura Shqiptare"

Video/ Cozman i prek “zogun” Tunës live në skenë

Ndahen Tuna dhe Cozman?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com