A kushton 3 mijë dollare çanta e ministres së arsimit Lindita Nikolla? Eshtë ish-Kryeministri Berisha që poston në Fb e tij këtë fakt, duke e konsidreuar ministren “Mis korrupsioni”. Në një postim të bërë pasditen e së dielës, Berisha tregon një foto të ministres Nikolla me cantën e saj ku duket stema Dior, ndërkohë që në një foto tjetër postuar në krah të saj, tregon cmimin e cantës që është lëkurë dhe ka një cmim më shumë se 3500 dollarë. Gjithmone ne rast se canta nuk eshte imitacion.
Ministrja e Arsimit Nikolla ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes së mediave, pasi një nga aktivistet e Lëvizjës për Universitetin i hodhi në kokë një shishe salcë në shenjë proteste ndaj reformës në arsimin e lartë dhe tarifave në universitete.