Një vajzë 23 vjeçare ka arritur të shndërrohet në një nga modelet më të suksesshme, ndonëse ka një pengesë fizike. Ajo ka lindur pa këmbë por kjo nuk e ka ndaluar të ketë vetëbesimin e duhur se mund të jetë një yll.
Dhe në fakt ia ka dalë.
Kanya Sesser është modelja kryesore e një fushate për të brendshmet ngjyrë rozë në Tajlandë.
Kanya u braktis në lindje nga nëna e saj por u adoptua nga një çift që u përkujdes gjithë jetën për të.