Pjesëmarrja e Linda Halimit në ‘American Idol’ është vlerësuar me nota maksimale nga juria, por edhe nga publiku. Kohët e fundit këngëtarja është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, madje pak minuta më parë i ka dedikuar edhe një status të dashurit të saj, Big D.
“Arritja ime më e madhe është dashuria jote për mua. Ti më kompleton në secilën mënyrë. Të dua sepse edhe Zoti të do ty. Jam gruaja më e lumtur në botë për mënyrën si trajtohem nga ti” ka shkruar këngëtarja.