TIRANË- Tre ditë pas arrestimit në kushtet e flagrancës për armë pa leje dhe madje në ambientet e shkollës “Besnik Sykja” ku mëson, djali i deputetit Mëhill Fufi lihet i lirë. Gjykata caktoi sot masën e sigurisë arrest shtëpie për G. Fufin 16 vjeç dhe detyrim paraqitje për shoqen e saj që akuzohet për moskallëzim krimi.
Gjykata gjithashtu vendosi të mos e privojë nga shkolla duke udhëzuar që të pajiset me byzylyk elektronik i cili bën të mundur që policia të kontrollojë lëvizjet e tij në çdo kohë. Djali i deputetit demokrat u gjet me pistole “Ekol” të cilën e kishte fshehur në çantën e shoqes së tij. Ai shkonte me pistoletë në mësim prej 1 dhjetorit kohë kur ishte konfliktuar me disa moshatarë për shkaqe banale.