Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligjvënësit demokratë kritikojnë vendimet e Trump: Republikanët nuk kanë bërë gjë tjetër veçse… 

2025/02/11 at 4:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump propozon largimin e palestinezëve nga Gaza për t’i hapur rrugë “pronësisë” amerikane 

Ligjvënësit demokratë po kritikojnë ato që i quajtën përpjekje “të skajshme” të administratës Trump për t’i dhënë një formë tjetër qeverisë amerikane, duke u zotuar se do t’i kundërshtojnë këto ndryshime megjithëse kanë fuqi të kufizuar politike në dy dhomat e Kongresit amerikan. 


Udhëheqësi i ligjvënësve demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries tha të hënën se ligjvënësit republikanë nuk po respektonin zotimin e bërë gjatë fushatës për të mos zbatuar Projektin 2025, një plan konservator që synon t’i ndryshojë formën qeverisë amerikane. 

“Këtë vit, republikanët kanë kaluar tërë kohën duke zbatuar pjesët më të skajshme të Projektit 2025 dhe nuk kanë bërë asgjë për të ulur çmimet e larta të produkteve të përditshme”, deklaroi ligjvënësi Jeffries. 

Ligjvënësit republikanë thonë se Presidenti Trump po ushtron kompetenca të gjëra presidenciale për të vlerësuar agjencitë shtetërore. Presidenti Trump po e bën një gjë të tillë përmes miliarderit Elon Musk, të cilin e ka vendosur në krye të Departamentit për Efikasitetin e Qeverisë, qëllimi i së cilit është të zvogëlojë shpenzimet federale. 

Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer u dërgoi një letër kolegëve demokratët që të kenë një strategji me katër qasje për të kundërshtuar veprimet e administratës së Presidentit Trump: mbikëqyrje, padi, legjislacion, komunikim dhe mobilizim. 

Senatori Schumer tha gjithashtu se demokratët do të vazhdojnë të mbështesin proceset gjyqësore për të ndërprerë ngrirjen e fondeve dhe për të parandaluar shkarkimin e punonjësve federalë. 

Nënpresidenti JD Vance i kritikoi vendimet gjyqësore për këto raste. Ai shkroi në platformën X, se “nëse një gjykatës përpiqet t’i tregojë një gjenerali se si duhet ta kryejë një operacion ushtarak, do të ishte e jashtëligjshme. Nëse një gjykatës përpiqet ta drejtojë prokurorin publik se si të ushtrojë detyrën e tij, do të ishte po ashtu e jashtëligjshme. Gjykatësve nuk u lejohet të kontrollojnë fuqinë legjitime të ekzekutivit”, sipas tij. 

Senatori demokrat Chris Murphy u përgjigj: “për ata që besojnë se jemi në mes të një krize kushtetuese, kjo është dëshmia. Trump dhe Vance po përgatisin terrenin për të injoruar gjykatat – vijën e e fundit të mbrojtjes të demokracisë kundër pushtetit ekzekutiv të pambikëqyrur”, shkroi ai në platformën X. 

Senatorët demokratë po ashtu njoftuan për krijimin e një platforme të re për sinjalizuesit nga radhët e punonjësve të administratës publike në nivel federal dhe shërbyesit publikë që duan të denoncojnë shkeljet. 

Përmes një deklarate ata thanë se “ndërkohë që senatorët republikanë refuzojnë të përmbushin përgjegjësinë e tyre kushtetuese për të kontrolluar pushtetin ekzekutiv, senatorët demokratë mbesin të përkushtuar në angazhimin tonë për të zbuluar të vërtetën. Jemi të përgatitur për të bërë kërkesa, për të ruajtur dokumentet publike, të mbajmë seanca dëgjimore dhe të marrim veprime ligjore ku të jetë e nevojshme”. 

Senatori Schumer tha se ligjvënësit demokratë do ta përkrahnin ligjin për buxhetin, por u bëri thirrje republikanëve ta negociojnë atë me frymë dy-partiake. Ligji për buxhetin afatshkurt të qeverisë amerikane skadon me 14 mars. Pas kësaj date, ligji për buxhetin duhet të mbështetet nga 60 vota në Senat. Republikanët aktualisht kanë shumicën në Senat me 53 vende. /VOA 



Ju sugjerojmë

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
-U tha në Opinion

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

19 Maj, 2025 11:46 pm
Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal
-U tha në Opinion

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal

19 Maj, 2025 11:31 pm
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

19 Maj, 2025 10:14 pm
Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
Politikë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

19 Maj, 2025 10:05 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

19 Maj, 2025 9:57 pm
Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”
Bota

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”

19 Maj, 2025 9:49 pm
Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat
Aktualitet

Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat

19 Maj, 2025 9:34 pm
Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish
Bota

Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

19 Maj, 2025 9:26 pm
Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin
Aktualitet

Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin

19 Maj, 2025 9:12 pm
Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash
Aktualitet

Aksident në Tiranë, 15-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin

19 Maj, 2025 8:54 pm
Para
Rama thumbon Ahmetajn: Ai që deri dje ishte një karrige më tutje nga unë, sot është në kërkim nga drejtësia 

Rama reagon pas shkrimit të BIRN: Jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese 

BE paralajmëron kundërmasa ndaj tarifave të SHBA 

BE paralajmëron kundërmasa ndaj tarifave të SHBA 

Arrestimi i Erion Veliajt/ SPAK nis hetimet edhe për deputeten e PS: Tentoi të pengojë zbulimin e….  

Nën hetim nga SPAK, Bushka: Mezi pres të dëgjohem nga ata që kanë futur emrin tim në një akt-hetimi, pa më thirrur asnjëherë  
















TE FUNDIT

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
19 Maj, 2025

Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin si dhe zëvendës kryenegociatore, flet në “Opinion” në Tv Klan...

Lexo më shumë

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal
19 Maj, 2025

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur”, kështu është shprehur ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni për Samitin e Komunitetit Politik Europian...

Lexo më shumë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
19 Maj, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për telefonatës së bërë midis dy homologëve të tij, Donald Trump dhe Vladimir...

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
19 Maj, 2025

Demokratja e Partisë Demokratike,  Jorida Tabaku ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale në qarkun e Tiranës, nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com