Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligjvënësi amerikan: Shqipëria mund të vazhdojë të jetë objektiv i sulmeve kibernetike

2022/10/11 at 6:54 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ligjvënësi amerikan: Shqipëria mund të vazhdojë të jetë objektiv i sulmeve kibernetike

Një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, ligjvënësi Ritchie Torres, thotë se komuniteti ndërkombëtar duket t’i dërgojë Iranit një mesazh të qartë, se nuk do të tolerohet për asnjë sulm kibernetik që ndërmerr ndaj një vendi sovran.


Ligjvënësi nga Nju Jorku është nismëtar i një projekt-rezolute dorëzuar pak ditë më parë në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila dënon sulmet kibernetike të Teheranit ndaj Shqipërisë, e bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të këtij vendi. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, zoti Torres shton se pret mbështetje dypalëshe për Shqipërinë, që sikurse thotë, është një nga aleatët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara.

Ligjvënësi amerikan flet dhe mbi të ardhmen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi. Ai thotë se Uashingtoni nuk duhet të veprojë sikur të jenë një ndërmjetës neutral, në kushtet kur Kosova është një aleat i Shteteve të Bashkuara, ndërsa Serbia i Rusisë. Ndaj për zotin Torres, sfida reale për përmbylljen e dialogut mes dy vendeve, mbetet afërsia e Beogradit me Moskën.

Zëri i Amerikës: Kongresmen Torres, së fundmi ju keni dorëzuar një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila dënon sulmet kibernetike të kryera nga qeveria e Iranit ndaj Shqipërisë. Cili është synimi i saj, çfarë po përpiqeni të arrini me këtë rezolutë?

Ritchie Torres: Unë shërbej si një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan dhe për mua rezoluta ka dy qëllime. Së pari, komuniteti ndërkombëtar duhet të dërgojë një mesazh të qartë, se kemi zero tolerancë ndaj sulmeve kibernetike, ashtu siç kemi zero tolerancë për sulmet fizike. Unë e shoh terrorizmin kibernetik si një nga kërcënimet më të mëdha për paqen botërore. Mendoj se Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani, janë shfaqur të gjitha si një bosht i së keqes në hapësirën kibernetike. Pra, ky është qëllimi i parë, të dënojmë pamëdyshje terrorizmin kibernetik dhe sulmet kibernetike në përgjithësi. Por së dyti, është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mbështesin Shqipërinë, e cila ka qenë një nga aleatët më të forte të Shteteve të Bashkuara në botë.

Kur po tërhiqeshim nga Afganistani, Shqipëria ishte një nga vendet e para që u ofrua dhe vendosi të pranonte refugjatë afganë. Ndaj ashtu sikurse Shqipëria ka mbështetur Shtetet të Bashkuara, edhe ne, duhet të mbështesim popullin shqiptar. Dhe është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara e Kongresi të tregojnë solidaritet me Shqipërinë në momente nevoje.

Zëri i Amerikës: Qeveria amerikane është angazhuar të ndihmojë Shqipërinë për të përmirësuar sistemet e saj online. A mendoni se kjo ndihmë deri tani, ka qenë e mjaftueshme për të parandaluar sulme të tilla në të ardhmen?

Ritchie Torres: Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë. Jam i shqetësuar se Shqipëria mund të vazhdojë të jetë objektiv i sulmeve kibernetike. Ne e dimë se Irani kreu dy sulme kibernetike, një në korrik dhe një në shtator. Hakerat iranianë depërtuan në rrjetet shqiptare, 11 muaj para sulmit. Ndaj ka një nevojë reale për të investuar në mbrojtjen kibernetike të vendeve tona aleate si Shqipëria, jo vetëm me fjalë, por me fonde, duke investuar më shumë përmes ndihmës së huaj për të forcuar sigurinë kibernetike të aleatëve tanë si Shqipëria.

Zëri i Amerikës: Shqipëria u ka dhënë strehë rreth tre mijë anëtarëve të MEK-ut, opozitës iraniane, diçka që shumë besojnë, se ka qenë një nga arsyet kryesore pse u vu në shënjestër të sulmeve kibernetike. Qeveria shqiptare, ka thënë se u ka kërkuar përfaqësuesve të MEK-ut të mos zhvillojnë aktivitet politik brenda vendit. Cili është qëndrimi juaj për këtë shqetësim të shprehur nga qeveria shqiptare?

Ritchie Torres: Cilatdo qofshin motivet, nuk ka asnjë justifikim për një sulm kibernetik. Ne duhet të dënojmë një sulm kibernetik me po atë forcë që do të dënonim një sulm fizik ndaj një vendi. Asnjë vend si Irani nuk ka të drejtë të sulmojë një shtet sovran si Shqipëria. Sulmi ishte ndaj infrastrukturën kritike. Nëntëdhjetë e pesë për qind e të dhënave të qeverisë shqiptare janë në internet. Ndaj sulmi ishte thellësisht problematik. Ai i shkaktoi qeverisë shqiptare dëme që llogariten në miliona dollarë dhe për herë të parë në histori, një vend ndërpret marrëdhëniet diplomatike bazuar në një sulm kibernetik. Ndaj duhet të dërgojmë një mesazh të qartë se ka zero tolerancë për këto lloj sjelljesh.

Zëri i Amerikës: Cili është procesi për miratimin e rezolutës kur pritet që ajo të votohet në Dhomën e Përfaqësuesve?

Ritchie Torres: Rezoluta është dorëzuar në komisionin për Politikën e Jashtme dhe ky komision do të duhet të mbajë një seancë dëgjimore për të pasuar nga një votim. Shpresoj se do të ketë mbështetje dypartiake për Shqipërinë, e cila ka qenë një nga aleatët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara. Dhe do të ketë një dënim publik, dypartiak të Iranit, për përfshirje në terrorizëm kibernetik.

Zëri i Amerikës: Sa i përket Kosovës, kohët e fundit, për shkak të luftës në Ukrainë, kemi parë një vëmendje të shtuar të Perëndimit për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. A shihni ndonjë mundësi reale që mund të ndodhë diçka së shpejti në këtë drejtim?

Ritchie Torres: Unë jam pesimist sepse mendoj se është e rëndësishme që të kuptojmë kontekstin. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të veprojnë sikur të jenë një ndërmjetës neutral. Kosova është një aleat i Shteteve të Bashkuara, ndërsa Serbia është një aleat i Rusisë, dhe kjo është një dinamikë që ne duhet ta pranojmë sikurse është. Duhet të pranojmë se Serbia është një nga vendet e pakta që është besnike ndaj Rusisë, në një kohë kur Rusia ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe ka sulmuar shtetin sovran të Ukrainës, dhe kjo për mua është e papranueshme. Ky për mua është një problem. Ndaj unë shoh si një sfidë reale për përmbylljen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, afërsinë e Serbisë me Rusinë.

Zëri i Amerikës: Ju keni mbështetur nevojën që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s. A mendoni se vendi është gati për këtë hap?

Ritchie Torres: Kosova, për mua është shtet i pavarur dhe është koha që bota ta njohë pavarësinë e Kosovës. Është koha që çdo vend i NATO-s dhe çdo vend i Bashkimit Evropian të njohë pavarësinë e Kosovës dhe Kosova të mirëpritet në familjen e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ndaj unë jam plotësisht mbështetës i njohjes ndërkombëtare të saj.

Zëri i Amerikës: Kongresmen Torres, agresioni rus ndaj Ukrainës ka krijuar një kontekst të ri në Ballkanin Perëndimor. A jeni i shqetësuar ju për ndikimin rus në rajonin e Ballkanit, dhe potencialin për destabilitet e tensione në këtë rajon?

Ritchie Torres: Për mua agresioni rus është një shqetësim dhe kjo është arsyeja pse ne po mbështesim popullin ukrainas në luftën e tyre për liri. Ne kemi një interes të madh të shohim që Ukraina të mposhtë Rusinë. Shpresoj se Rusia do të dalë nga lufta edhe më dobët nga sa ka qenë më parë.



Ju sugjerojmë

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
Aktualitet

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

9 Qershor, 2025 2:25 pm
Para
Sekuestrohen dhjetëra vila zyrtarësh në Kosovë

Sekuestrohen dhjetëra vila zyrtarësh në Kosovë

Efektet anësore nga pirja e tepruar e kafesë

Efektet anësore nga pirja e tepruar e kafesë

COVID-19 në Shqipëri/ Bien rastet e reja, regjistrohen 4 viktima

COVID-19 në Shqipëri/ Humb jetën një person, konfirmohen 31 raste të reja
















TE FUNDIT

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
9 Qershor, 2025

Janë shpallur 55 projektet fituese të thirrjes së parë për bashkëprojekte ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe diasporës akademike, mbështetur nga programi...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
9 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shqyrtuar sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar nga qelia....

Lexo më shumë

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
9 Qershor, 2025

Hetimet për ish-Presidentin Ilir Meta janë zgjatur me 6 muaj. Mësohet se avokati i Metës është shprehur se Prokuroria e...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
9 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Divjakë, pasi plagosi me thikë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com