Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji për energjinë e rinovueshme, investitorët kundër ministrisë

2016/11/16 at 3:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ligji për energjinë e rinovueshme, investitorët kundër ministrisë

 


Një ligj i ri për energjinë e rinovueshme, që po hartohet nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka hapur debat mes kësaj të fundit dhe investitorëve të energjisë, të cilët janë të shqetësuar për garancitë kontraktuale që lidhen me çmimin e shitjes. Pavarësisht se Ministria e Energjisë tentoi t’i qetësonte investitorët se do të kishte një trajtim të veçantë pёr të gjithë prodhuesit ekzistues me përparësi të energjive të rinovueshme, duke garantuar blerjen e energjisë për gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, me anë të një çmimi i cili siguron vetëshlyerjen e plotё tё impiantit ata sërish nuk janë të bindur se kjo do të ndodhë.

Në një deklaratë pas sqarimit të Ministrisë, Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA) thotë se mirëpret çdo garanci nga MEI dhe institucionet e tjera shtetërore që rregullojë funksionimin e prodhimit të energjisë së rinovueshme.

Por AREA dëshiron të sjellë në vëmendje faktin se investitorët e huaj dhe shqiptarë kanë kërkuar vazhdimisht zbatimin e direktivës europiane për përcaktimin e çmimit, e cila përcakton “kthim të plotë të investimeve dhe një fitim të arsyeshëm”. Ndërsa në projektligj, në paragrafin 3, të nenit 22, përcaktohet vetëm kthimi i arsyeshëm i vlerës së investimit.

“Metodologjia bazohet në çmimin e tregut të organizuar të energjisë elektrike ose deri nё krijimin e tij, në çmime të krahasueshme të tregjeve të organizuara të vendeve fqinje, plus një bonus tё caktuar pёr promovimin e këtyre burimeve, i cili merr në konsideratë një kthim të arsyeshëm të vlerës së investimeve. Në çdo rast, ky çmim nuk do të jetë më i ulët se çmimi i miratuar nga ERE në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, thuhet në projektligjin që MEI ka dorëzuar në Këshillin e Ministrave.

Në ligjin ekzistues, çmimi përcaktohet nga Enti Rregullator i Energjisë, ERE, si ent i pavarur nga ekzekutivi. Ndërsa ligji i ri i hartuar nga MEI ia heq këtë kompetencë ERE–s, duke ia dhënë përcaktimin e metodologjisë së çmimit, Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

“Çmimi i blerjes së energjisë elektrike nga prodhuesit ekzistues llogaritet nga ERE, nё pёrputhje me metodologjinë e miratuar nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit”, përcaktohet në projektligj.

AREA konsideron se referencat për çmimin te tregjet e mundshme krijojnë një paqartësi që shton pasigurinë në këtë sektor.

Referenca në projektligj se ky çmim nuk do të jetë më i vogël se sa çmimi aktual në dukje është e vetmja referencë objektive dhe e qartë, por mbart dy shqetësime të rëndësishme.

  1. Ky çmim nuk garanton kthimin e investimeve, siç është kujdesur vetë MEI të mos e saktësojë në nenin e sipërcituar. AREA dëshiron të saktësojë se te çmimi aktual është arritur duke iu referuar Bursës së Hungarisë, së cilës nuk i referohet as vetë Hungaria për sa i përket energjisë së saj të rinovueshme.
  2. Ligji i mëparshëm i konceptonte prodhuesit privatë si të barabartë në prodhim me KESH sh.a., duke mos e bërë atë përgjegjës për disbalancat. Ndërsa projektligji i ri i bën prodhuesit privatë përgjegjës për disbalancat në një kohë që KESH sh.a., edhe pse disponon diga dhe liqene, nuk e ka këtë përgjegjësi.

Në prodhim këto disbalanca rëndojnë 20-25% të tërësisë së prodhimit.

Kjo është një kosto e shtuar. Për përcaktimin e saktë të kësaj kostoje i është lënë dorë e lirë Këshillit të Ministrave, për ta vendosur si dhe sa do të jetë duke rritur pasigurinë e investimeve.

AREA thekson se ajo është bërë pjesë e nënshkrimit të kontratave të reja që e transferojnë blerësin e energjisë së rinovueshme të prodhuar prej saj nga KESH sh.a. tek OSHEE. Kjo kontratë u pranua nga të gjithë anëtarët e AREA vetëm pasi u përfshinë shqetësimet e AREA-s.

Në këtë frymë, AREA kërkon nga MEI që garancitë e investimit, sigurisë juridike dhe të çmimit t’i përcaktojë në draft-ligjin që është ende në diskutim, në mënyrë të qartë dhe transparente.

Çdo përpjekje tjetër për të mos i dhënë këto garanci ligjërisht është shpenzim i kotë energjie, cenim i investimeve prej 400 milionë eurosh të bëra nga investitorët vendas e të huaj deri më sot dhe i gjithë investimeve të tjera mundshme në të ardhmen, përfundon AREA./Monitor

Etiketa: AREAenergjia e riciklueshmeMinistria e Energjise


Ju sugjerojmë

Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë
Aktualitet

Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë

6 Dhjetor, 2025 12:23 pm
Tym i bardhë në Florida, SHBA dhe Ukraina bëjnë përparim në bisedimet e paqes
Bota

Tym i bardhë në Florida, SHBA dhe Ukraina bëjnë përparim në bisedimet e paqes

6 Dhjetor, 2025 11:51 am
Lojërat e fatit/Zbulohen 5 lokale në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 administratorë
Kronikë

Lojërat e fatit/Zbulohen 5 lokale në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 administratorë

6 Dhjetor, 2025 11:49 am
Kritikat e Trump, Meloni: BE të mbrojë veten, s’ka krisje të marrëdhënieve me SHBA
Bota

Kritikat e Trump, Meloni: BE të mbrojë veten, s’ka krisje të marrëdhënieve me SHBA

6 Dhjetor, 2025 11:41 am
Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobilit
Bota

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobilit

6 Dhjetor, 2025 11:32 am
Tentoi të vriste bashkëshorten e tij, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Kronikë

Tentoi të vriste bashkëshorten e tij, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

6 Dhjetor, 2025 11:01 am
Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës
Kronikë

Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës

6 Dhjetor, 2025 10:15 am
Si e “humbi” Trump Indinë?
Bota

Si e “humbi” Trump Indinë?

6 Dhjetor, 2025 9:10 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për sot

6 Dhjetor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 6 dhjetor 2025

6 Dhjetor, 2025 7:43 am
Para
Nga Ina Rama e deri tek Jozefina Topalli, a diskriminohen gratë në politikën shqiptare?

Nga Ina Rama e deri tek Jozefina Topalli, a diskriminohen gratë në politikën shqiptare?

Futbollisti akuzohet si përdorues marijuane, Leo Messi reagon ndaj mediave

Futbollisti akuzohet si përdorues marijuane, Leo Messi reagon ndaj mediave

Pas vendimit, xhihadistët kërcënojnë gjyqtarët: Do e merrni dënimin

Xhihadistët kërcënojnë në gjyq: Zullumqarët do qeshin tani, por do qajnë më vonë
















TE FUNDIT

Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë

Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë
6 Dhjetor, 2025

Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen e sotme, pasi fermerët grekë do të zhvillojnë një protestë në...

Lexo më shumë

Tym i bardhë në Florida, SHBA dhe Ukraina bëjnë përparim në bisedimet e paqes

Tym i bardhë në Florida, SHBA dhe Ukraina bëjnë përparim në bisedimet e paqes
6 Dhjetor, 2025

Moska mbetet një problem. Negociatorët e lartë ukrainas dhe amerikanë i kanë bërë thirrje së bashku Rusisë të tregojë një...

Lexo më shumë

Lojërat e fatit/Zbulohen 5 lokale në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 administratorë

Lojërat e fatit/Zbulohen 5 lokale në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 administratorë
6 Dhjetor, 2025

Policia ka zbuluar pesë lokale që organizoheshin lojërat e fatit në Korçë dhe Pogradec. Për pasojë janë arrestuar dy administratorë,...

Lexo më shumë

Kritikat e Trump, Meloni: BE të mbrojë veten, s’ka krisje të marrëdhënieve me SHBA

Kritikat e Trump, Meloni: BE të mbrojë veten, s’ka krisje të marrëdhënieve me SHBA
6 Dhjetor, 2025

Në orën 8:15 të mbrëmjes, e ftuar te Enrico Mentana në edicionin informativ të La7, Giorgia Meloni nuk shpreh asnjë kritikë ndaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com