Paraqitje në zyrat e punës, raportim i përpjekjeve individuale për të gjetur punë, refuzim i pjesëmarrjes në programet e nxitjes së punësimit, apo refuzimi i një vendi të përshtatshëm pune qoftë edhe njëherë të vetme, janë këto disa nga detyrimet që duhet të paraqesë ccdo punëkërkues, i regjistruar në zyrat e punës.
Kjo është përcaktur në ligjin “Për punëkërkuesit” i cili është botuar dje në fletoren zyrtare dhe që do të hyjë në fuqi pas 15 ditëh. Në ligj thuhet se ata që nuk i zbatojnë këto rregulla rrezikojnë statusin.