Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji i ri i Procedurave. Ja si ndryshojnë gjobat për shkeljet tatimore

2016/06/06 at 9:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ligji i ri i Procedurave. Ja si ndryshojnë gjobat për shkeljet tatimore

Pas rrëzimit nga gjykata Kushtetuese të një sërë masave ndëshkuese ndaj biznesit, në Kodin Penal dhe ligjin e procedurave qeveria duket se ka vendosur të tërhiqet nga represioni.  Ministria e Financave ka hartuar një projektligj të ri për procedurat tatimore, i cili zbut gjobat ndaj një sërë shkeljeve fiskale. Lehtësitë nisin me shkeljet që lidhen me informalitetin e punës.

Për bizneset e mëdha, të cilat nuk deklarojnë punonjësit, drafti i ri e ul gjobën nga 500 mijë lekë që është aktualisht në 200 mijë lekë. Ndërsa për bizneset e vogla gjoba për mosdeklarimin e punonjësve ulet nga 250 mijë lekë që është në ligjin ekzistues në 50 mijë lekë.

“Kjo gjobë nuk aplikohet në rastin kur nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e aktivitetit të personit fizik te vetëpunësuar, evidentohen persona, të cilët kategorizohen si persona të papaguar të familjes,” thuhet në draftin e ri.

Por veç zbutjes së masës së gjobës, ligji i ri heq ndjekjen penale për mosdeklarimin e punonjësve. Në ligjin aktual, në rast se mosdeklarimi i punonjësve është i përsëritur, ai konsiderohet automatikisht si evazion tatimor dhe ndaj biznesit nis ndjekja penale. Por  me ligjin e ri kjo pikë do të shfuqizohet.

Krahas mosdeklarimit të punonjësve, qeveria ka vendosur të zbusë masat ndëshkuese edhe për bizneset, të cilat konstatohet se nuk kanë deklaruar pagat reale të punonjësve.  Aktualisht gjoba për këtë shkelje është 500 mijë lekë. Por nga 1 korriku ajo do të jetë sa  vlera e detyrimit dhe kontributit të llogaritur.

50 mijë lekë për çdo kupon

Për biznesin që nuk lëshon kupon tatimor, masa e dënimit do të jetë 50 mijë lekë për çdo konstatim dhe përveç masës së gjobës për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në bëhet vlerësim tatimor  për tre muajt e fundit. Në ligjin paraprak qe u miratua vitin e kaluar gjoba për këtë shkelje ishte 500 mijë lekë, por ky nen u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Në draftin e ri është rivendosur edhe neni, i cili i ndëshkon bizneset me gjobë nëse nuk afishojnë çmimet në një vend të dukshëm, edhe kjo një masë e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.  Por në projektligjin e ri, gjoba është ulur në 50 mijë lekë për bizneset e vogla dhe 100 mijë lekë për paguesit e tatim fitimit, nga 500 mijë lekë që u vendos fillimisht.

Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH, dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të tatimit të padeklaruar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç tatimit dhe kamatëvonesave që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji apo të ligjeve specifike tatimore.

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Alketa ftesë Besnikut për “Dance With Me 3”

Alketa ftesë Besnikut për "Dance With Me 3"

Rama flet për takimin me Bashën: Kisha dy fjalime gati

Rama flet për takimin me Bashën: Kisha dy fjalime gati

“Mamo” i parë lind në Romë

“Mamo” i parë lind në Romë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com