Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji i ri gjerman për shtetësinë, avokatja tregon risitë dhe kushtet

2024/07/09 at 10:54 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ligji i ri gjerman për shtetësinë, avokatja tregon risitë dhe kushtet

Në Gjermani sapo ka hyrë në fuqi një ligj i ri, i cili thjeshton dhënien e shtetësisë gjermane dhe lejon shumështetësinë.

Nizaqete Bislimi-Hoso, avokate për ligjin e migracionit, në një intervistë për DW, flet për risitë e tij.

Zonja Bislimi-Hoso ju jeni avokate për të drejtën e migracionit dhe çështja e përfitimit të shtetësisë është pjesë e punës suaj të përditshme profesionale. Çfarë ndryshimesh do të sjellë ligji i ri për shtetësinë?

Bislimi-Hoso: Ligji për modernizimin e së drejtës të shtetësisë, parashikon disa thjeshtëzime në marrjen e shtetësisë, por për disa grupe njerëzish pengesat ngrihen. Gjithashtu janë riformësuar kërkesat për mbështetjen e rendit kushtetues dhe të vlerave të lirisë dhe të demokracisë në Gjermani dhe për mundësinë e përjashtimit nga dhënia e shtetësisë në raste të caktuara. Nëse dikush do të marrë shtetësinë gjermane neni §10 i ligjit për shtetësinë StAG mundëson shtrimin e kërkesës pas 5 vitesh qëndrimi (deri tani ka qenë pas 8 vjetësh), nëse janë plotësuar edhe kushte të tjera.


Çfarë kushtesh të tjera duhen plotësuar konkretisht?

Këtu bëjnë pjesë në radhë të parë leja e përhershme e qëndrimit (Niederlassungserlaubnis), apo një leje tjetër qëndrimi e pakufizuar, ose një leje e caktuar qëndrimi e përcaktuar me ligj, dëshmia që personi siguron jetesën për vete dhe anëtarët e familjes në ngarkim, njohuritë e mjaftueshme të gjuhës gjermane si dhe certifikatat “Testi i natyralizimit”/”Jeta në Gjermani”.

Në Gjermani ka persona të sëmurë apo të moshuar, të cilët i kanë mbushur vitet e qëndrimit këtu, por jetojnë nga ndihma sociale. A parashikon ligji i ri përjashtime për këto raste?

Përjashtime nga kërkesa për sigurimin e jetesës ka vetëm në raste të caktuara. Sipas situatës së mëparshme ligjore dhënia e shtetësisë ka qenë e mundur edhe në raste shumë të jashtëzakoshme, kur njerëzit merrnin përfitime sociale (SGB XII) apo ndihmën Bürgergeld (SGB II), nëse personi i prekur „nuk ishte vetë fajtor” për nevojën e shfrytëzimit të kësaj ndihme financiare.

Kjo klauzolë përjashtimesh tani është hequr. Tani ka tri raste të përcaktuara nga ligjëvënësi, për të cilat mund të bëhet një përjashtim.

Për cilat raste bëhet fjalë?

Janë “gastarbeiterët” (punëtorët mysafirë) dhe në raste të caktuara dhe bashkëshortet e tyre. (shkronja a)). Kushdo që punon me kohë të plotë dhe ka qenë i punësuar për të paktën 20 muaj të 24 muajve të fundit (shkronja b)) ose që jeton si bashkëshort apo partner i regjistruar në një marrëdhënie familjare me një person të punësuar sipas shkronjës b dhe një fëmijë të mitur.

Për grupet e tjera të personave arsyetimi ligjor i referohet nenit § 8 të ligjit për shtetësinë StAG, sipas të cilit mund të hiqet dorë nga të kërkuarit e dëshmisë për sigurimin e jetesës për „të shmangur një ashpërsi të veçantë” në dhënien e shtetësisë. Mbetet të shihet, se si do të zhvillohet praktika ligjore në këtë drejtim.

Ligji i ri e ka reduktuar kohën e nevojshme për shtrimin e kërkesës nga tetë në pesë vjet. Po vetë procedura për dhënien e shtetësisë sa mund të zgjasë, duke pasur parasysh që kërkesat janë të shumta?

Procesi i marrjes së shtetësisë zgjat normalisht disa muaj. Ai mund të zgjasë edhe një deri dy vjet. Zyrat përkatëse janë shumë të mbingarkuara, sidomos në qytetet e mëdha. Përveç kësaj janë edhe pyetjet për sigurinë, të cilave u duhet përgjigjur. Se në ç’masë mund të ngrihet padi për mosveprim dhe vonesë nga autoritetet, duhet të shqyrtohet për secilin rast në veçanti. Si rregull pas tre muajsh mund të bëhet ankesë për vonesë nga zyrat përkatëse.

Afati për marrjen e pasaportës mund të ulet edhe më tej, në rast se rezultatet në integrim janë shumë të mira. Cilat arritje të veçanta shpërblehen me afat më të shkurtër për përfitimin e shtetësisë?

Ligji parashikon dhënien e përshpejtuar të shtetësisë pas 3 vjetësh. Në këtë rast afati i qëndrimit të detyrueshëm shkurtohet në 3 vjet, nëse premisave të tjera u shtohen edhe „rezultate veçanërisht të mira në integrim”. Këtu bëjnë pjesë para së gjithash njohuritë e avancuara të gjuhës gjermane (niveli gjuhësor C1), rezultate shumë të mira në shkollë, në kualifikimin profesional apo rezultate të larta në punë, si dhe angazhimi vullnetar.

Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për fëmijët, që lindin në Gjermani?

Fëmijët e lindur në Gjermani përfitojnë shtetësinë gjermane nëse lindin në Gjermani, kur njëri nga prindërit është rezident në Gjermani prej 5 vitesh (deri tani 8 vjet) si dhe ka leje të rregullt qëndrimi. Por kjo vlen për fëmijët, që kanë lindur pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit, më 26.06.2024.

Shtetasve nga shumë vende, edhe nga Shqipëria dhe Kosova, deri tani u është dashur të lënë shtetësinë e vendit të origjinës për të marrë shtetësinë gjermane. Si do të jetë me ligjin e ri?

Nuk është më e nevojshme, që për të marrë shtetësinë gjermane të lihet shtetësia ekzistuese. Në këtë mënyrë është hequr dorë nga parimi i evitimit të shumështetësisë. Si pasojë e këtij ndryshimi, neni § 25 i ligjit për shtetësinë StAG, sipas së cilit humbisje shtetësinë gjermane, në rast se merrje një shtetësi tjetër, është shfuqizuar. Ata që kanë lënë shtetësinë e vendit të origjinës, mund ta rifitojnë atë pa e humbur në këtë rast shtetësinë gjermane. Neni § 25 i ligjit të shtetësisë StAG ishte në fuqi deri më 25.06.2024.

Ka zëra kritikë, që e shohin shtetësinë e dyfishtë si pengesë për integrimin dhe i druhen rënies së përkushtimit ndaj Gjermanisë dhe vlerave të saj.

Parakusht për marrjen e shtetësisë është premtimi për angazhimin ndaj rendit kushtetues, vlerave të lirisë dhe demokracisë në Gjermani. Kërkesa për respektimin e këtyre vlerave është forcuar dhe thelluar përmes këtij ligji. Premtimi duhet të jepet në kuadrin e një deklarate besnikërie. Në këtë mënyrë aplikuesi i shtetësisë pranon kushtetutën, rendin e lirë dhe demokratik dhe në veçanti përgjegjësinë historike të Gjermanisë.

A mund të ketë shtetësia e dyfishtë edhe disavantazhe?

Nuk mendoj që shtetësia e dyfishtë mund të sillte me vete ndonjë disavantazh./DW



Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë
Bota

SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë

6 Dhjetor, 2025 4:44 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Kronikë

SPAK tha se është njohur me aktet e dosjes, reagojnë avokatët e Veliajt

6 Dhjetor, 2025 4:27 pm
VIDEO/ Macron vrapon dhe anashkalon sigurinë për të përshëndetur studentët
Bota

VIDEO/ Macron vrapon dhe anashkalon sigurinë për të përshëndetur studentët

6 Dhjetor, 2025 3:46 pm
Para
Nesër bllokohet qarkullimi në bypass-in e Fierit, ja si do të kryhet lëvizja e mjeteve

Nesër bllokohet qarkullimi në bypass-in e Fierit, ja si do të kryhet lëvizja e mjeteve

Tryeza me KQZ, kryetari i OSBE: Të realizohet vota e diasporës sipas modelit që i përshtatet vendit

Tryeza me KQZ, kryetari i OSBE: Të realizohet vota e diasporës sipas modelit që i përshtatet vendit

Elton Ilirjani me kostumin e Kelmendit në Nju Jork

Elton Ilirjani me kostumin e Kelmendit në Nju Jork
















TE FUNDIT

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
6 Dhjetor, 2025

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të...

Lexo më shumë

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
6 Dhjetor, 2025

Një telefonatë nga Cristiano Ronaldo ka gëzuar presidentin Donald Trump. Në postimin e tij, presidenti amerikan nuk e fshehu admirimin...

Lexo më shumë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
6 Dhjetor, 2025

Shoqëria e Zakynthos është e tronditur nga vdekja e një djali 2-vjeçar shqiptar në fshatin Agios Leontas, pasi u sulmua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com