TIRANË- Shoqata e Pronarëve e cila kundërshton ligji e ri të pronave po proteston para Parlamentit. Edhe deputetët e PD janë duke mbështetur këtë protestë. Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shprehën se do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin, me argumentin se bie ndesh me parimet kushtetuese dhe cënon të drejtën e pronarëve.
Protesta zhvillohet para nisjes së seancës plenare të kësaj të enjteje, ku do të hidhet në votim dekreti i Presidentit Bujar Nishani i cili e kthey për rishqyrtim ligjin e pronave. Dekreti i kreut të shtetit është rrëzuar nga mazhoranca gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare.