Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji i “PPP-ve”/ Ja arsyet pse presidenti e ktheu për rishqyrtim

2019/08/07 at 10:58 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta: Pakica që nuk njeh rotacion ka për të humbur gradualisht pushtetin

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 50/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” me qëllim përmirësimin e neneve 17 dhe 18 të këtij ligji.


Presidenti arsyeton se nisma ligjore megjithëse është pozitive, është tepër e vonuar dhe mund të ketë pasoja negative për ekonominë e vendit. Sipas tij nenet 17 dhe 18 të ligjit duhen rishikuar “sepse ato kompromentojnë qëllimin e të gjithë pjesës tjetër të ligjit, pasi keto dy dispozita krijojnë hapësirën e nevojshme për të prodhuar sërish pasoja dhe qëllime klienteliste”.

Meta i referohet kërkesës për shtyrjen e afatit të kufizimeve që vendos ligji i ri nga data 1 korrik 2019 në 1 tetor 2019

“Duke shtyrë afatin e kufizimeve që vendos ligji i ri, për një datë të mëvonshme 1 tetor 2019, Kuvendi në kundërshtim me interesin publik krijon një mundësi të re që çdo kërkese për koncesion, që paraqitet deri në 1 tetor 2019, të shqyrtohet dhe të pranohet nga qeveria shqiptare, pa asnjë kufizim sërish me ligjin e vjetër.

Pra çdokush mund të paraqesë një kërkesë për të marrë gjithçka me koncesion, dhe kjo sepse të gjitha kufizimet e ligjit të ri të sapomiratuar nr. 50/2019, shtyhen për t’u aplikuar në një datë të mëvonshme” shkruhet në arsyetimin e presidentit.

Vendimi për të ndryshuar nenet 17 dhe 18 në shtyrjen e afatit sipas presidentit është tregues i një sërë prakitkash jo transparetne dhe klienteliste të deputeteve në Kuvend.

“Mungesë transparence në procedurat e shqyrtimit të propozimeve ligjore; Një veprimtari tinzare të deputetëve të Kuvendit, të cilët mbrojnë dhe promovojnë dhënien me koncesion të pasurisë publike të shqiptarëve pa asnjë kufizim; Ndikimin e deputetëve të Kuvendit nga interesat e lidhura me koncesionimin e pronës publike; Mungesë transparence ndaj qytetarëve në propozimet e pakërkuara/PPP që janë administruar gjatë kësaj periudhe nga autoritetet kontraktuese, duke qenë se tashmë nisma për kufizimin e propozimeve të pakërkuara dihej dhe njihej; Krijmin e hapësirës kohore, jo vetëm për depozitimin e kërkesave të reja koncesionare/PPP, por edhe për trajtimin dhe miratimin e tyre sipas kritereve dhe procedurës së vjetër ligjore”

Ndërkohë që me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore pas datës 1 tetor 2019, kërkesat dhe procedurat që duhet të ndiqen për miratimin e kontratave koncesionare/PPP, do t`i nënshtrohen kushteve ligjore kufizuese, miratuese dhe monitoruese, tërësisht të ndryshme, krijuar kështu, jo vetëm rrezik për cenim të interesit publik, por edhe pabarazi në trajtimin e subjekteve private në kundërshtim me parimet kushtetuese.

Presidenti i Republikës sjell në vëmendje në arsyetimin e tij  “se institucionet financiare ndërkombëtare, kanë kërkuar nga qeveria shqiptare në mënyrë eksplicite eliminimin në mënyrë të menjëhershme të ofertave të pakërkuara, si oferta me një kosto të rëndë në ekonominë e vendit”. Pra shtyja e hyrjes në fuqi të ligjit 50/2019 “shton rrezikun e rritjes së borxhit publik, nisur nga fakti që deri në datën 1 tetor 2019, mund të paraqiten oferta të reja të pakërkuara”.

Rishikimi i ligjit duhet bërë sipas Metës “në mbrojtje të interesit publik dhe për të mos lejuar më, që familjet shqiptare të përballojnë kosto të panevojshme financiare, që janë të panjohura deri më tani, por që duket se shkojnë përtej mundësisë së tyre dhe që shtrihen për një kohë të ardhme të gjatë dhe të papërllogaritur saktë”

“Përmirësimi i këtyre dy neneve nga Kuvendi duhet të bëhet në mënyrë të atillë që të pengojë mënjeherë dhënien me koncesion të pronës publike dhe pasurisë shtetërore jashtë kritereve” mbyll arsyetimin e tij presidenti. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Kryesore

Të shtëna me armë zjarri në qendrën e votimit në Fushë Milot

11 Maj, 2025 4:00 pm
PS thirrje qytetarëve për pjesëmarrjen në zgjedhje: Vota juaj, e rëndësishme!
Kryesore

PS thirrje qytetarëve për pjesëmarrjen në zgjedhje: Vota juaj, e rëndësishme!

11 Maj, 2025 3:52 pm
Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”
Aktualitet

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”

11 Maj, 2025 3:21 pm
Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi
Kryesore

Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi

11 Maj, 2025 3:13 pm
Veliaj: Shpërblime për fundvit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
Kryesore

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit

11 Maj, 2025 2:56 pm
Voton kreu i KQZ, Celibashi për mediat: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi
Kryesore

Voton kreu i KQZ, Celibashi për mediat: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi

11 Maj, 2025 2:51 pm
Tiranë, fotografuan votën, në pranga 3 persona / Njëri e publikoi në rrjetet sociale
Aktualitet

Tiranë, fotografuan votën, në pranga 3 persona / Njëri e publikoi në rrjetet sociale

11 Maj, 2025 2:49 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Kryesore

KQZ publikon shifrat, ja sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00

11 Maj, 2025 2:40 pm
Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!
Kryesore

Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!

11 Maj, 2025 2:25 pm
“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar!”/ Rama: Gjest emocionues dhe qytetar
Kryesore

“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar!”/ Rama: Gjest emocionues dhe qytetar

11 Maj, 2025 2:25 pm
Para
Fotografia e parë e Zogut dhe Geraldinës në pallatin mbretëror

Fotografia e parë e Zogut dhe Geraldinës në pallatin mbretëror

Basha: 30 Qershori nul, drejtësi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur

Basha: 30 Qershori nul, drejtësi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur

Spiropali ironizon presidentin: Baba Xhikja, një karikaturë e Ilir Metës

Spiropali ironizon presidentin: Baba Xhikja, një karikaturë e Ilir Metës
















TE FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në qendrën e votimit në Fushë Milot

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
11 Maj, 2025

Në qendrën e votimit, në shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” raportohet një konflikt që ka përfunduar në të shtëna me armë...

Lexo më shumë

PS thirrje qytetarëve për pjesëmarrjen në zgjedhje: Vota juaj, e rëndësishme!

PS thirrje qytetarëve për pjesëmarrjen në zgjedhje: Vota juaj, e rëndësishme!
11 Maj, 2025

Zëdhënësja për zgjedhjet pranë PS, Silda Çepe, në një deklaratë për media, u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë. Sipas...

Lexo më shumë

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”
11 Maj, 2025

Ndërkohë  që në gjithë vendin mbahen zgjedhjet për parlamentin e ri, në Vlorë përveç zgjedhjeve mbahet edhe etapa e tretë...

Lexo më shumë

Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi

Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi
11 Maj, 2025

Në zonën e Yzberishtit, në Tiranë janë vendosur 23 kontinierë. Gazetarja e tvklan, Erikleda Dorezi në një raportim bënë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com