Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji i mbetjeve, a i ka mazhoranca 71 vota? Ja skenarët për votimin e së enjtes

2016/12/18 at 7:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuvendi rrëzon testin e drogës

Dekreti i Presidentit që kthen në parlament ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, mund të kalojë në seancën e fundit plenare për këtë vit, pasi të jetë shprehur më parë komisioni për veprimtaritë prodhuese. Vendimtar për fatin e këtij ligji duket se do të jenë votat e deputetëve të LSI-së.


Është një nga ligjet më të përfolura të viteve të fundit për shkak se ka ardhur në dy forma. Ishte kabineti “Berisha” ai i cili e solli fillimisht ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, për tu rrëzuar më pas ka kabineti “Rama”. Ky i fundit, përmes tre deputetëve, e ri-solli në tavolinë të ri-shkruar. Sot, mes presionit popullor dhe dekretit të presidentit Nishani, i cili e ktheu për rishqyrtim ligjin, duket se gjithçka varet nga situata politike e momentit, në të cilën votat e deputetëve të përvetshëm duket se po luajnë rol vendimtar.

Në prag të përfundimit të sesionit parlamentar, i cili mbyll punimet duke shënuar të enjten e 22 Dhjetorit si seancën e fundit parlamentare, deputetët po përballen me një axhendë mjaft të ngjeshur.

E depozituar që prej datës 14 Tetor dhe e shtyrë prej javësh tashmë, në kalendarin e punimeve të Kuvendit, një nga ligjet më të diskutuara, ai për menaxhimin e integruar të mbetjeve, parashikohet të hidhet në votim në seancë më datë 22 Dhjetor.
Komisioni, ai për Veprimtarinë prodhuese, i kryesuar nga një prej deputetëve inicues të ligjit Eduart Shalsi, pritet të marrë në shqyrtim dekretin e Presidentit Nishani, i cili ktheu për ri-shqyrtim ligjin, me pretendimin se bie ndesh me Kushtetutën tonë dhe konventat ndërkombëtare.

Bazuar në rregulloren e Kuvendit, në nenin 86 të saj, afatet ligjore nisin nga momenti i shqyrtimit të dekretit në komision, pas të cilit komisioni Shalsi ka 8 javë kohë për të paraqitur raportin e tij, në mënyrë që dekreti të votohet në seancë plenare.
Edhe pse Veprimtaria Prodhuese ende nuk e ka marrë në shqyrtim këtë dekret, duket se kjo do të jetë arena e sfidës së rradhës, gjithmonë nëse ekziston vullneti politik për të mos e lënë këtë ligj të zvarritet deri në çeljen e sesionit të ri parlamentar të vitit tjetër.

Në skenarin e mundshëm të votimit të dekretit të Presidentit në Parlament vjen edhe sfida e rradhës e mazhorancës qeverisëse, duke marrë parasysh se rrëzimi apo miratimi i dekretit kërkon një shumice absolute, pra 71 vota në total. Pas debatit të ndezur mes kreut të opozitës shqiptare, Lulzim Basha dhe grupit parlamentar të LSI, lidhur me votimin e amendamentit Vasili për koncesionin e laboratorëve, vëmendja është zhvendosur në shpërndarjen e votave në parlament mes tre partive kryesore, PD- PS- LSI.

I tillë pritet edhe momenti i votimit të dekretit të Presidentit për ligjin e mbetjeve, në rast se deputetët dhe forcat politike Shqiptare i qëndrojnë deklaratave të tyre publike. Sipas një analize të votave, Partia Socialiste ka mbetur me 60 deputetë të regjistruar në grupin e saj parlamentar, vota të pamjaftueshme për të arritur shumicën absolute në parlament. Por edhe me votën e deputetëve Tom Doshi, Armando Prenga, Mirela Ferracaku dhe Mhill Fufi, socialistët marrin një maksimum prej 64 votash, të pamjaftueshme për të rrëzuar dekretin ‘Nishani’.

Vetë Partia Demokratike, e përfshirë në këtë çështje edhe përmes protestave apo mbështetjes së tyre, ka 45 vota në parlamentin shqiptar. Por me një përllogaritje të thjeshtë, nëse këtij numri do i bashkohen edhe votat e deputetëve Fatmir Mediu dhe Agron Duka, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka, të shpallur publikisht kundër ligjit për importin e mbetjeve, situata mund të ndryshojë.
Me 5 vota të PDIU-së të deklaruara kundër ligjit në fjalë, deputetët e pozicionuar përmes retorikës përbëjnë një total të pamjaftueshëm prej 56 votash, pa llogaritur Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Sakaq kjo e fundit ka 20 vota parlamentare. Edhe pse e pozicionuar në ri-vlerësimin e ligjit në fjalë, duket se LSI ka mundësinë për të përmbysur situatën, cilado qoftë ajo.
Me 20 votat e saj LSI mund ti sigurojë fitoren të dy kampeve, si socialistëve me të cilët bashk-qeveris Shqipërinë, ashtu edhe opozitës, e cila në rastin e amendamentit “Vasili” të së enjtes së shkuar, refuzoi të bëhej pjesë e asaj që kryetari Basha e quan “lojë e vjetër e LSI-së”. /ABCNEWS



Ju sugjerojmë

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave
Bota

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

8 Korrik, 2025 5:27 pm
Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
Rajoni

Marta Kos: Serbia duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës

8 Korrik, 2025 5:06 pm
Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë
Kryesore

Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë

8 Korrik, 2025 4:51 pm
BE i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë
Bota

BE i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

8 Korrik, 2025 4:43 pm
Lirimi i hapësirave publike/ Rama vizitë në Fier, takim me zyrtarët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama vizitë në Fier, takim me zyrtarët

8 Korrik, 2025 4:25 pm
VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar
Aktualitet

VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar

8 Korrik, 2025 4:10 pm
“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore
Aktualitet

“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore

8 Korrik, 2025 3:57 pm
Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!
Aktualitet

Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!

8 Korrik, 2025 3:44 pm
Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara
Aktualitet

Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara

8 Korrik, 2025 3:25 pm
“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës
Aktualitet

Prishja e kabinave në Theth/Rama: Plagë! Ministria e Drejtësisë po bën gati…

8 Korrik, 2025 3:14 pm
Para
Kuriozitete/ Në Siberi bien më shumë meteorë, ja pse

Kuriozitete/ Në Siberi bien më shumë meteorë, ja pse

Aleatët PS-LSI përplasen për reformën zgjedhore/ Balla-Luan Ramës: Po bëni lojë të dyfishtë

Aleatët PS-LSI përplasen për reformën zgjedhore/ Balla-Luan Ramës: Po bëni lojë të dyfishtë

Gruaja që denoncoi kamerierin për përdhunim, punonjëse e një misioni të huaj

Gruaja që denoncoi kamerierin për përdhunim, punonjëse e një misioni të huaj
















TE FUNDIT

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…
8 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Shkodrës, ku kapiteni i një anije turistike është...

Lexo më shumë

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave
8 Korrik, 2025

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar të martën fletarrestime për dy liderë të talibanëve në Afganistan, përfshirë liderin suprem shpirtëror, Haibatullah...

Lexo më shumë

Marta Kos: Serbia duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës

Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
8 Korrik, 2025

Serbia prej muajsh gumëzhin nga protestat e studentëve. Në këto protesta është vërejtur mungesa e flamujve të Bashkimit Evropian. Komisionierja...

Lexo më shumë

Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë

Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë
8 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku ka zhvilluar një mbledhje në ambientet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com