Komisioni për Çështjet Ligjore, miratoi sot me 15 vota pro propozimin e deputetes së PS, Ermonela Felaj për ligjin për Komisionet Hetimore.
Sipas këtij projektligji, komisionet hetimore do të ngrihen vetëm për çështje të veçanta dhe jo mbi aludime.
Gjithashtu komisionet hetimore mund të zhvillohen edhe me dyer të mbyllura në raste të caktuara me qëllim mbrojtjen e të dhënave të dëshmitarit që mund të merret në pyetje
Nisma ligjore u votua me 15 vota pro gjatë mbledhjes së “Ligjeve” të zhvilluar online në Zoom.
Projektligji u depozitua nga deputetja socialiste, Ermonela Felaj, në një kohë kur mazhoranca nuk pranon ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita.