Kombëtarja shqiptare e futbollit është rikthyer pasditen e sotme në fushën stërvitore që pas pjesëmarrjes në Euro 2024.
Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga FSHF, shihet se në stërvitjen e sotme mungonin katër futbollistë të cilët vetëm nesër do të jenë në dispozicion të teknikut.
Lojtarët prezentë në seancën e sotme stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Ylber Ramadani, Sebastjan Spahiu, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi dhe Agim Zeka.
Kuqezinjtë janë vënë në urdhrat e trajnerit Silvinjo për të përgatitur ndeshjet kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve ku kuqezinjtë janë në Ligën B.
Stërvitja e sotme ishte kryesisht me karakter fizik pasi lojtarët vinin nga ndeshjet me skuadrat përkatëse.