Rihanna dhe supermodelja Naome Cambel gjithmonë kanë qenë mikesha shumë të mira. Por duket se historia e re e dashurisë që Riri ka nisur ka ndikuar në këtë miqësi. Hassan i dashuri biznesmen që Riri u kap teksa puthej në Ibiza, një vit më parë ka qenë i lidhur me Naomi Cambel. Duket se menjëherë sapo pamjet janë bërë publike, kanë filluar edhe konfliktet mes mikeve.
Sipas mediave, tashmë dy mikeshat as nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, dhe tashmë kjo në botën reale përkthehet me “miqësi të prishur”. Një gazetar ka kontaktuar me Naomi Cambel për ta pyetur në lidhje me këtë situatë, por ajo thjesht është përgjigjur me “Çdo gjë është në rregull’, duke mos pranuar të flasë më tutje. Kjo ka shtuar edhe dyshimet në mediat rozë se miqësia mes dy vajzave nuk është më e njëjta.