Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lideri sfidues i Kosovës me më pak mbështetje

2025/02/10 at 8:53 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Lideri sfidues i Kosovës me më pak mbështetje

Mbështetësve u premtoi angazhim në “cep më cep” të Kosovës dhe ata i dhanë besimin.


Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë me rreth 41 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare.

“Ne do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur në katërvjeçarin e kaluar dhe do të bëjmë shumë punë të tjera, në përputhje me zotimet tona, cep më cep Kosovës”, tha Kurti pas shpalljes së fitores.

Kurti udhëhoqi Qeverinë e Kosovës për katër vjet nga viti 2021 dhe për një periudhë disajavëshe në vitin 2020.

Krahasuar me zgjedhjet e para katër vjetëve, mbështetja për partinë e tij ra për rreth 10%.

Përkundër kësaj, Kurti tha se Vetëvendosje do të jetë në krye të Qeverisë edhe për katër vjet të tjerë.

Nëse dhe me cilën forcë politike do të bashkohet kjo parti për të siguruar 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës, nuk është ende e qartë, ashtu siç nuk është as politika që do të ndjekë.

Kush është Kurti?

Kurti është një udhëheqës që ngjall reagime të forta në të dyja anët e spektrit politik. Për mbështetësit, ai është reformator dhe mbrojtës i interesave të vendit, përballë presioneve nga jashtë.

Për kritikët, është ideolog i sertë, mosgatishmëria e të cilit për kompromise ka çuar në tensionimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë dhe izolimin e Kosovës në skenën botërore.

Kurti është rritur si figurë në vitet 1990, pas organizimit të protestave kundër represionit të Sllobodan Millosheviqit.

Për aktivizmin e tij, ai ka kaluar dy vjet në burgjet e Serbisë dhe është liruar vetëm pas trysnisë ndërkombëtare.

Në vitin 2005, bashkë me aktivistë të tjerë të Rrjetit të Veprimit kanë formuar Lëvizjen Vetëvendosje, e cila më vonë është regjistruar si parti politike.

Si lider i saj, Kurti ka ndërtuar karrierën duke kritikuar elitat e mëparshme politike për korrupsion dhe nepotizëm dhe duke kundërshtuar ndikimin nga jashtë.

Dikur i njohur për udhëheqjen e protestave në rrugë, e madje edhe për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, Kurti, ndër vite, e ka zbutur retorikën – nuk avokon më për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por për konsolidimin e mëtejshëm të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Kurti është zgjedhur kryeministër për herë të parë në shkurt të vitit 2020. Por, ajo qeveri e tij ka qenë më jetëshkurtra në Kosovën e pasluftës.

Mosmarrëveshjet për trajtimin e pandemisë COVID-19 e mbi të gjitha për qasjen ndaj bisedimeve me Serbinë, janë përshkallëzuar në luftë politike. Dhe, më 25 mars, Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur një mocion mosbesimi, duke çuar në kolapsin e Qeverisë Kurti.

Më pak se një vit më vonë, në shkurt të 2021-shit, janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 për qind të votave.

Si kryeministër për herë të dytë, Kurti është zotuar se shëndetësia, arsimi dhe drejtësia do të jenë përparësi të punës së kabinetit të tij.

Çfarë e ka karakterizuar mandatin paraprak të Kurtit?

Kurti ka premtuar qeverisje të fokusuar në transparencë e llogaridhënie dhe ka theksuar, gjithashtu, rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit kombëtar.

Pavarësisht kësaj, Qeveria e tij e ka gjetur veten në raporte të Departamentit amerikan të Shtetit për korrupsion qeveritar, apo të Reporterëve pa Kufij për kufizimin e lirisë së mediave.

Papunësia nga viti 2021 ka qenë në trend të rënies, ndërsa rritja ekonomike është sjellë nën 4 për qind.

Pagat dhe pensionet janë rritur, ashtu si edhe investimet e huaja direkte.

Por, ajo që ka përcaktuar më thellësisht qeverisjen e dytë të Kurtit ka qenë diçka tjetër: vendosmëria e tij për të zgjeruar autoritetin e Kosovës në veri të vendit, ku popullata shumicë është serbe dhe, me vite, nuk u është bindur vendimeve të Prishtinës zyrtare.

Me gjithë kundërshtimet dhe protestat e saj, Kurti ka instaluar kryetarë shqiptarë në krye të komunave me shumicë serbe – pas bojkotimit të zgjedhjeve nga komuniteti shumicë, i ka zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës, ka hequr nga përdorimi dinarin serb dhe ka mbyllur shumicën e institucioneve të Serbisë, të cilat kanë funksionuar që nga paslufta dhe kanë punësuar mijëra njerëz.

Këto vendime, edhe pse qenësore për vizionin e tij për një Kosovë sovrane dhe të bashkuar, kanë pasur kosto të lartë mbi aleancat ndërkombëtare.

Si rrallëherë në publik, zyrtarët e BE-së dhe të SHBA-së e kanë kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke i përshkruar veprimet e saj si të pakoordinuara dhe në kurriz të komunitetit serb.

Kurti, me veprime të tilla, ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara, ka thënë ndihmëssekretari i atëhershëm i Shtetit amerikan, James O’Brien.

Kosova mund të përparojë vetëm me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe duke i marrë parasysh shqetësimet e tyre, ka thënë ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Për ish-shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, Kurti ka qenë jobashkëpunues.

BE-ja, për pasojë, i ka vënë disa masa ndëshkuese Kosovës, duke i pezulluar disa ndihma financiare dhe duke i kufizuar takimet e nivelit të lartë me zyrtarët kosovarë.

Sado që Kurti i ka justifikuar vendimet e veta si të ligjshme dhe në përputhje me Kushtetutën e vendit, aleatët kanë insistuar që çdo gjë që lidhet me veriun, të diskutohet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ky dialog në nivel të lartë ka ngecur, gjithashtu.

Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë takuar qysh në shtator të vitit 2023, edhe pse prej normalizimit të marrëdhënieve mes tyre varet integrimi evropian edhe i Kosovës, edhe i Serbisë.

Pak ditë pas atij takimi, disa serbë të armatosur kanë sulmuar Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic. Në përleshjen që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kurti e ka fajësuar shtetin e Serbisë për këtë sulm, por autoritetet atje kanë mohuar se kanë gisht.

Ai e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me dorëzimin e Millan Radoiçiqit – ish-politikan serb nga Kosova, i cili e ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë.

Por, edhe para kësaj, Kurti ka refuzuar t’u përgjigjet disa kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, duke marrë hapa drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia kanë bërë marrëveshje në vitin 2013 – shumë kohë përpara qeverisjeve të Kurtit – dhe Serbia ka kërkuar me ngulm që ajo të zbatohet.

Megjithatë, secila qeveri e Kosovës ka ngurruar, nga frika se do të mund të ndikonte keq në funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

Ngjashëm edhe Kurti: ai ka insistuar fillimisht në njohjen de facto të Kosovës nga Serbia – gjë që nuk ka ndodhur.

Në një tubim me mbështetësit e tij më 1 shkurt, Kurti ka përsëritur se “Republika e Kosovës, me Qeverinë tonë në udhëheqje, i thotë jo kurrë Zajednicës” – një referencë kjo që Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit e ka përdorur vazhdimisht për Asociacionin.

Me këtë qasje, Kurti sinjalizon një qëndrim të vazhdueshëm sfidues që rrezikon ta thellojë edhe më shumë përçarjen e Kosovës me aleatët e saj perëndimorë.

Por, me fjalët e Charles Kupchanit, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, “mund të ndodhë që pas rizgjedhjes, Kurti të jetë i përgatitur për t’i zbutur gjërat”.

“… për të marrë një drejtim që është më pak etno-nacionalist dhe më konstruktiv kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thotë Kupchan për Radion Evropa e Lirë./ REL



Ju sugjerojmë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
Politikë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

15 Maj, 2025 6:36 pm
“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
Aktualitet

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

15 Maj, 2025 5:54 pm
Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
Politikë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

15 Maj, 2025 5:34 pm
Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
Kryesore

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

15 Maj, 2025 5:25 pm
Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
Kryesore

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

15 Maj, 2025 5:19 pm
Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!
Kryesore

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!

15 Maj, 2025 5:12 pm
Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!
Kryesore

Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!

15 Maj, 2025 5:05 pm
Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit
Politikë

Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit

15 Maj, 2025 4:50 pm
Para
Donald Trump dhe Kosova

Trump shpall tarifat e reja prej 25% për çelikun dhe aluminin: Nëse ata përgjigjen, ne do të...

Kosovë/ Kush i ka votat për qeverinë?

Kosovë/ Kush i ka votat për qeverinë?

Sherri në ndeshjen Partizani-Tirana, arrestohen tre persona

Sherri në ndeshjen Partizani-Tirana, arrestohen tre persona
















TE FUNDIT

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
15 Maj, 2025

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe ministri Pirro Vengu vizituan Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u...

Lexo më shumë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
15 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa është optimist për rrugëtimin jo vetëm të Shqipërisë drejt BE-së, por edhe të vendeve...

Lexo më shumë

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
15 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shkuar me urgjencë në KZAZ-në e Kasharit pas incidentit të ndodhur për...

Lexo më shumë

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
15 Maj, 2025

Pas përplasje fizike të ndodhur disa orë më parë në KZAZ-në 30 në Kashar, sekretari i përfshirë në ngjarje ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com