Lideri i grupit rrebel më të fuqishëm Jaysh al-Islam, është vrarë gjatë një sulmi ajror në lindje të Damaskut.
Themeluesi i grupit, 44 vjeçari Zahroun Alloush, ishte mes viktimave nga sulmi i kryer në një mbledhje, kanë bërë të ditur rrebelët dhe ushtria siriane.
Vrasja e Zahran Alloush vjen disa ditë pasi Kombet e Bashkuara kaluan rezolutën për të hapur rrugën e paqes në Siri.