Tetë janë finalistët në garë për të qenë njeriu i vitit 2015 në kopertinën e revistës prestigjioze “Time”. Mes tyre edhe një kandidaturë gati shokuese, Al-Baghdadi lideri i ISIS.
Bëhet fjalë për personazhe me famë botërore, që zakonisht përzgjidhen për shkak të ndikimit të tyre jashtëzakonisht të madh në ngjarjet e një viti, qoftë për mirë apo për keq. Sipas “Time”, kalifati, ka frymëzuar dhe tërhequr ndjekës e militantë që i janë bashkuar radhëve të ISIS. Ndaj dhe lideri i Shtetit Islamik Al-Baghdadi meriton të jetë në këtë listë. Është pikërisht ai përgjegjësi i parë i sulmeve kundër shteteve të mëdha si Tunizia dhe Franca.
Natyrshëm në listë nuk mund të mungonin lider botëror si kancelarja gjermane Angela Merkel, e përzgjedhur si protagoniste e ngjarjeve të rëndësishme të këtij viti si kriza e refugjatëve por edhe për përballimin e krizës ekonomike në eurozonë. Në garë për të qenë njeriu i vitit 2015 është edhe Vladimir Putin, Donald Trump, Hassan Rouhani, presidenti i Iranit, aktivistët e “Black Lives Matter”, Caitlyn Jenner, Travis Kalanick drejtori ekzekutiv i Uber Technologies. noa.al