Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liderët e BE-së pritet të shpalosin planin 800 miliardë eurosh për mbrojtjen

2025/03/06 at 11:11 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Liderët e BE-së pritet të shpalosin planin 800 miliardë eurosh për mbrojtjen

Pas takimeve të krizës në Paris dhe në Londër, liderët evropianë janë mbledhur të enjten në Bruksel për një “samit të veçantë”, në të cilin bën pjesë edhe plani i tyre për një rritje të madhe ushtarake.

Drafti i konkluzioneve, i parë nga Radio Evropa e Lirë, përmend rritjen e mbrojtjes ajrore, artilerisë dhe “armëve precize”.

“Bashkimi Evropian do ta bëjë vërtet ndryshimin” në mbrojtje, tha një zyrtar i lartë i BE-së në prag të samitit. Ai shtoi se ka “gatishmëri të qartë” nga të gjithë për këtë çështje.

Samitit i së enjtes u thirr më 27 shkurt, si përgjigje ndaj zhvillimeve të shpejta diplomatike. Por, prej atëherë, zhvillimet janë përshpejtuar, pas përplasjes në Zyrën Ovale dhe vendimit të Uashingtonit për ta pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të marrë pjesë në samit, edhe pse nuk është ende e qartë nëse do ta bëjë ketë fizikisht apo virtualisht.

Të nesërmen, këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, i tha Fox News se pezullimi i ndihmës ushtarake mund të hiqej nëse Ukraina do ta nënshkruajë një marrëveshje që i jepte Uashingtonit qasje në pasuritë e saj minerale – një mundësi që, sipas një zyrtari të SHBA-së, është ende e mundur pasi Zelensky shprehu pendesë për përplasjen me Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, më 5 mars, një zëdhënëse e qeverisë franceze i tha gazetarëve se presidenti Emmanuel Macron po shqyrtonte një vizitë të përbashkët në Uashington me Zelenskyn dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.

Por, një zyrtar i Parisit më vonë sqaroi se nuk kishte ende plane të përcaktuara për këtë.

Çështja e Ukrainës mund të zbulojë gjithashtu mungesën e unitetit të BE-së në samitin e veçantë.

Pas fjalimit të tij televiziv drejtuar kombit më 5 mars, Macron pati një darkë me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Pallatin Elysee në prag të samitit.

Qëllimi i tij ishte ta bindte Orbanin, i cili ka zhvilluar lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, që ta mbështesë një deklaratë që mbështet Ukrainën.

Është e mundur që Hungaria ta nënshkruajë planin për riarmatim, por ta refuzojë miratimin e konkluzioneve për Ukrainën.

Në fjalimin e tij televiziv, Macron tha se do të ishte “çmenduri” të shpërfillej kërcënimi që tani përbën Rusia për Evropën dhe theksoi se është i hapur për bisedime për shtrirjen e ombrellës bërthamore të Francës në vendet aleate të Parisit në kontinent.

Kush mund të dërgojë trupa në Ukrainë?

Siç u tha, ky takim pason një seri takimesh të mëparshme për krizën, më së fundmi në Londër më 2 mars.

Një pikë kyçe nga ai takim ishte se Britania e Madhe, Franca dhe shtete të tjera do të punonin për një plan të përbashkët paqeje me Ukrainën, të cilin do ta çonin më pas në Uashington. Mund të ketë disa diskutime për këtë në margjinat e Brukselit.

Një pikë tjetër kyçe nga bisedimet e fundit është plani për të formuar një forcë ushtarake evropiane për ta dërguar në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi ose paqeje.

Deri tani, Britania e Madhe dhe Franca kanë thënë se janë gati të dërgojnë trupa në terren. Starmer tha në Londër se edhe shtete të tjera janë angazhuar, por refuzoi t’i emëronte ato.

Një zyrtar i lartë i BE-së konfirmoi se shtetet anëtare kanë shprehur gatishmërinë, por “të hysh në detaje është ende herët.” Megjithatë, ai shtoi, “duhet të fillojë puna dhe ky Këshill Evropian është një moment i mirë për të nisur atë punë”./REL

Ju sugjerojmë

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë
Kryesore

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë

30 Qershor, 2025 6:42 pm
Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan
Aktualitet

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025 6:31 pm
Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025
Aktualitet

Publikohen notat e provimeve me zgjedhje për maturën 2025

30 Qershor, 2025 6:25 pm
Sulmet 12-ditore me Izraelin, Irani: 935 të vrarë, mes tyre edhe gra e fëmijë
Bota

Sulmet 12-ditore me Izraelin, Irani: 935 të vrarë, mes tyre edhe gra e fëmijë

30 Qershor, 2025 6:25 pm
Ukraina dhe BE-ja arrijnë një marrëveshje në parim për zonën e tregtisë së lirë
Bota

Ukraina dhe BE-ja arrijnë një marrëveshje në parim për zonën e tregtisë së lirë

30 Qershor, 2025 6:16 pm
Arrestohet shqiptari në Itali, e paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
Kronikë

Arrestohet shqiptari në Itali, e paketonte drogën me fotot e Al Pacinos

30 Qershor, 2025 5:55 pm
Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend
Rajoni

Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

30 Qershor, 2025 5:37 pm
Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa
Bota

Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa

30 Qershor, 2025 5:20 pm
Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil
Aktualitet

Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil

30 Qershor, 2025 5:13 pm
Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor
Bota

Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor

30 Qershor, 2025 4:58 pm
Para
Lëvizte me taksi të ndryshme për të shpërndarë doza heroine, arrestohet autori në Tiranë

Lëvizte me taksi të ndryshme për të shpërndarë doza heroine, arrestohet autori në Tiranë

Opinion – Palestinezët në Tiranë, a e vrau babai vajzën? (5 Mars 2025) 

Opinion - Palestinezët në Tiranë, a e vrau babai vajzën? (5 Mars 2025) 

“Ajola më telefonoi e panikosur”/ Veliaj për mesazhin që i çoi një i ‘panjohur’ bashkëshortes së tij: Më doli një aktivist i PD që…

“Ajola më telefonoi e panikosur”/ Veliaj për mesazhin që i çoi një i ‘panjohur’ bashkëshortes së tij: Më doli një aktivist i PD që…

TE FUNDIT

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë
30 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të...

Lexo më shumë

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan
30 Qershor, 2025

Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Ambasadës së Shqipërisë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte...

Lexo më shumë

Publikohen notat e provimeve me zgjedhje për maturën 2025

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025
30 Qershor, 2025

Pak minuta më parë janë publikuar rezultatet e provimeve të lëndëve me zgjedhje për maturantët. Sipas të dhënave zyrtare nga...

Lexo më shumë

Sulmet 12-ditore me Izraelin, Irani: 935 të vrarë, mes tyre edhe gra e fëmijë

Sulmet 12-ditore me Izraelin, Irani: 935 të vrarë, mes tyre edhe gra e fëmijë
30 Qershor, 2025

Rreth 935 persona u vranë në Iran gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, deklaroi sot një zëdhënës i gjyqësorit iranian. Numri i të vdekurve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com