Reuters citon një zyrtar anonim të BE-së i cili ka thënë se kryeministrit britanik, David Cameron do të merr pjesë në ditën e parë të samitit ku do t’i njoftoj 27 vendet e Unionit për rezultatin e referendumit britanik.
Liderët e 27 vendeve që kanë mbetur në BE do të takohen të mërkurën, më 29 qershor, në samitin e parë në këtë përbërje në të cilin do të shqyrtojnë se çfarë duhet të bëjnë pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.
Reuters citon një zyrtar anonim të BE-së i cili ka thënë se kryeministrit britanik, David Cameron do të merr pjesë në ditën e parë të samitit ku do t’i njoftoj 27 vendet e Unionit për rezultatin e referendumit britanik, transmeton lajmi.net.
Kjo agjenci thekson se Cameron më pas do të kthehet në Londër, kurse liderët tjerë evropianë do të vazhdojnë samitin në format të ri dhe do të diskutojnë për hapat që do t’i ndërmarrin pas largimit të Britanisë së Madh nga BE-ja.