Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liderët botërorë reagojnë për daljen e Britanisë nga BE

2016/06/24 at 10:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Liderët botërorë reagojnë për daljen e Britanisë nga BE

Pas rezultateve të referendumit të mbajtur të enjten, që vendosi për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, kanë ardhur dhe reagimet e liderëve botërorë. Teksa disa e konsiderojnë Brexit si një votë sovraniteti për Britaninë, të tjerë shqetësohen për të ardhmen e Unionit.


Kancelarja gjermane Angel Merkel u shpreh e keqardhur për largimin e Britanisë, por tha se Bashkimi Europian duhet të qëndrojë i bashkuar në bërjen e analizës dhe në marrjen e vendimeve. “Duhet të bëjmë të mundur që njerëzit të ndjejnë se Bashkimi Europian është i rëndësishëm për jetën e tyre, se është një bashkim unik i solidaritetit dhe i vlerave”, tha Merkel.

Presidenti francez, François Hollande tha se vota e Brexit ishte “një test i vështirë për Europën”, duke shtuar se negociatat për largimin e Britanisë nga blloku duhet të jenë të shpejta.

Në reagimin e tij, Presidenti amerikan Barack Obama tha se ndihej i keqardhur për divorcin mes Britanisë dhe BE, ndërsa theksoi se dëshiron të mbajë marrëdhënie miqësore me të dyja palët. “Populli i Mbretërisë së Bashkuar foli dhe ne respektojmë vendimin e tyre. Marrëdhënia e veçantë mes SHBA dhe Britanisë është e qëndrueshme dhe parneriteti saj në NATO mbetet jetësor për sigurinë dhe ekonominë. E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhënien tonë me Bashkimin Europian, që ka bërë kaq shumë për të promovuar stabilitetin, ka stimuluar rritjen ekonomike dhe ka ushqyer përhapjen e vlerave dhe idealeve demokratike nëpër kontinent e më gjerë. Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian do të mbeten partnerë të padiskutueshëm të SHBA, edhe teksa nisin negociatat për marrëdhënien e tyre për të siguruar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në Europë, në Britaninë e Madhe, në Irlandën e Veriut dhe në botë”.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras deklaroi se kërkohet një vizion i ri për një Europë më të mirë. “Zgjedhjet ekstreme për masa shtrënguese që zgjeruan pabarazitë mes vendeve të veriut dhe jugut, barrierat dhe mbylljet e kufijve dhe mohimi për të ndarë peshën e borxhit dhe krizës së emigratëve, kishte sinjalizuar një krizë të gjerë në Europë,” tha Tsipras. “Na nevojitet në mënyrë urgjente një vizion dhe një fillim i ri për një Europë të bashkuar, për një Europë më të mirë, më shumë sociale dhe demokratike.”

Presidenti i Këshilli Europian, Donald Tusk, në deklaratën e tij tha se nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar pasojat politike të këtij vendimi, veçanërisht për Britaninë e Madhe. “Por ky është një moment historik dhe nuk është çasti i duhur për të patur reaksione histerike”, tha ai. Tusk theksoi se Bashkimi Europian ishte i përgatitur për këtë “skenar dramatik” dhe se vendet anëtare janë të vendosur për ta mbajtur BE të bashkuar.

Komisioneri për Zgjerimin Europian Johannes Hahn, tha se rezultati i referendumit britanik nuk duhet dhe nuk do të ndalë procesin e zgjerimit të BE-së. “BE-ja është ende e angazhuar për zgjerimin, nuk ka dyshim për këtë. Ne po vazhdojmë punën që kemi nisur që deri tani nuk është e plotë. Është arritur shumë në Ballkan në dy vitet e fundit dhe ne nuk duhet të bëhemi “të lodhur apo të dëshpëruar”, pas referendumit të sotëm në Mbretërinë e Bashkuar. Ne jemi të vetëdijshëm dhe kemi qenë edhe më përpara. Procesi i integrimit është diçka që kërkon kohë dhe për këtë arsye unë preferoj të flas për një proces dhe jo për negociata”.

Jean – Claude Juncker, shefi i Komisionit Europian deklaroi se BE nuk do të “bëjë hapa prapa” për të ndihmuar Britaninë që të rinegociojë marrëveshjet e tregtisë me vendet që janë nën çatinë e Bashkimit Europian.

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz tha se pret që negociatat për largimin e Britanisë nga BE të nisin sa më shpejt. “Mbretëria e Bashkuar ka vendosur që të shkojë në rrugën e saj. Mendoj se të dhënat e ekonomisë, treguan këtë mëngjes se rruga e saj do të jetë tepër e vështirë”.

Manfred Weber, lideri i Partisë Popullore Europiane u shpreh se Britania nuk duhet të presë një rrugë të lehtë teksa negocion largimin e saj. “Nuk do të ketë asnjëlloj trajtimi special për Mbretërinë e Bashkuar. Britanikët shprehën vullnetin e tyre për t’u larguar nga BE. Largimi do të thotë largim”. Weber insistoi që largimi të përmbyllet brenda dy viteve.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO –s, Jens Stoltenberg tha se pozita e Britanisë në aleancë do të mbetet e pandryshuar.

Kandidati i republikanëve për president të SHBA, Donald Trump përshëndeti daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian duke u shprehur se britanikët rimorën vendin e tyre. “Ato rimorën përsëri vendin e tyre. Kjo është madhështore”, u shpreh kandidati për president i SHBA,  i cili dhe më parë kishte mbështetur largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, bëri deklarata të ngjashme sa i përket emigrimit. Rezultatet sipas tij treguan sesi britanikët “mund ta mbajnë ishullin e tyre”.

Marine Le Pen, e Frontit Nacional në Francë, shkruajti në Twitter: “Fitore Lirisë!” E kam kërkuar prej vitesh dhe tashmë është e nevojshme që Franca dhe të gjitha vendet e Bashkimit Europian të mbajnë referendum.”

Geert Wilders, i të djathtës hollandeze i bëri thirrje Hollandës për të mbajtur gjithashtu referendum për të votuar për qëndrimin ose jo në BE.

Ndërsa Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon tha se rezultatet e “Brexit”, tregojnë se Skocia ka shumë gjasa që të mbajë një referendum për Pavarësinë nga Britania.

Kryeministri i Çekisë, Bohuslav Sobotka tha se BE duhet të bjerë dakord që largimi i Britanisë të jetë “i shpejtë dhe racional”. Ai u shpreh se projektet europiane kanë nevojë për mbështetje më të fortë për qytetarët e saj.

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Witold Waszczykowski u shpreh i shqetësuar për 850,000 polakët që jetojnë në Britani. “Është një lajm i keq për Europën dhe për polakët. Statusi i polakëve që jetojnë atje nuk do të ndryshojë tani për tani, por asnjë nuk e di vërtetë sesa do të ndryshojë statusi i Britanisë”.

Pavel Filip, Kryeministri i Moldavisë, tha se vota e largimit ishte një “ditë e trishtueshme për Europën”.

Taro Aso, Ministri japonez i Financave, mbajti një konferencë urgjente për shtyp, ku tha se Tokio ishte “tepër e shqetësuar” për rreziqet që i kanosen ekonomisë globale dhe tregut, por se është gati për t’iu përgjigjur me “vendosmëri”.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier paralajmëroi në fillim të këtij muaji tha se largimi i Britanisë do të ishte shokues dhe do të kërkonte veprim të shpejtë për të parandaluar “shpërbërjen” e bllokut. Në një postim në Twitter, sot ai shkruajti: “Duket një ditë e vështirë për Europën e Mbretërisë së Bashkuar”./Klan



Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
Ja çmimi i parë për Era Istrefin

Ja çmimi i parë për Era Istrefin

Makina përplas për vdekje këmbësorin

Makina përplas për vdekje këmbësorin

Trajneri i parë Piraniqi: Ja si ka qenë Hysaj kur nisi futbollin

Trajneri i parë Piraniqi: Ja si ka qenë Hysaj kur nisi futbollin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com