Një kryefamiljar nga fshati Dardhë i Hotolishtit në Librazhd ka djegur qëllimisht shtëpinë e tij.
Shtetasi i identifikuar si I. Hila, krey aktin pas një sherri që ai ka patur me bashkëshorten dhe fëmijët.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërsa kryefamiljari Hila është shoqëruar në Komisariat për të dhënë shpjegime për ngjarjen. Sipas burimeve, mësohet se Hila ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer veprimin.//Panorama Online