Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Libia refuzon ofertën e Italisë: Nuk lejojmë kampe refugjatësh në territorin tonë

2018/06/26 at 1:58 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Libia refuzon ofertën e Italisë: Nuk lejojmë kampe refugjatësh në territorin tonë

Në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Punëve të Brendshme të Italisë, Matteo Salvinin në Tripoli, zëvendëskryeministri i Libisë, Ahmed Meitik u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë me Bashkimin Europian në çështjen e migracionit ilegal. Por Libia e refuzoi “kategorikisht” që qendra të tilla të ngrihen në territorin e saj. Kjo do të shkelte ligjin libian.

Salvini kërkon kampe në 5 vende afrikane

Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, Matteo Salvini ishte shprehur më parë për ngritjen e kampeve pritëse për refugjatët në 5 vende afrikane, por pa përmendur emra konkretë. Në kthim në Itali ai u shpreh pastaj konkretisht për ngritjen e kampeve të tilla në jug të Libisë, Niger, Mali, Çad dhe Sudan. Qendra të tilla pritëse dhe identifikimi do të ndihmojnë Italinë si Libinë, të “ndalë” migracionin, kështu është shprehur kreu i partisë armiqësore ndaj të huajve, Lega. Si shpërblim këto vende do të marrin më shumë ndihma për zhvillim. Për këtë ai do të këmbëngulë edhe në samitin e BE-së në Bruksel më 28 e 29 Qershor.

Mungon gjuha e përbashkët në BE

Në BE diskutohet me zjarr për politikën ndaj refugjatëve. Në ditët e shkuara ka pasur propozime nga më të ndryshmet për migracionin. Franca dhe Spanja janë shprehur për ngritjen e kampeve të mbyllura në territorin e BE-së. Salvini e hodhi poshtë këtë plan. Hotspot-et për regjistrimin e refugjatëve në Itali nuk janë zgjidhja e problemit, sepse nuk e ndërpresin fluksin përmes Mesdheut. Edhe Austria dhe Danimarka duan qendra azili jashtë Europës.

Baza ligjore e paqartë

I pasqaruar është kuadri ligjor për ngritjen e qendrave të tilla të mundshme jashtë BE. Komisioni Europian është shprehur, se qendrat e azilit nuk duhet të jenë ligjërisht “vrima të zeza”. Prandaj edhe azilkërkuesit e mbërritur ndërkohë në BE nuk duhet të kthehen në kampe jashtë BE. “Qendrat e zbarkimit” të këtij lloji nuk janë në ujdi me të drejtën ndërkombëtare, u shpreh një zëdhënëse të hënën në Bruksel.

Libia është porta kryesore për refugjatët nga vendet afrikane që përmes Mesdheut duan të hyjnë në BE. Sipas disa llogaritjeve qindra mijëra vetë presin në Libi për shansin e hyrjes në Europë. Organizatat humanitare kritikojnë trajtimin jo adekuat të këtyre migrantëve në kampet libiane.

Italia mbyll portet

Qeveria nacional-populiste në Romë ka mbyllur portet italiane për refugjatët e shpëtuar në Mesdhe që duan të zbarkojnë në tokë. Qëllimi i saj është që refugjatët që shpëtohen nga roja bregdetare italiane të kthehen me anije në Libi. Roja bregetare italiane i kalon tani sinjalet e emergjencës të lëshuara nga gomonet në rrezik tek roja bregetare libiane. Bllokada italiane ka bërë që prej ditësh qindra afrikanë të ngujohen në anijet e organizatave humanitare dhe anijet e mallrave që kanë marrë në bord njerëzit në rrezik mbytjeje. /DW

Etiketa: jokampeLibia

Ju sugjerojmë

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
Aktualitet

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

11 Dhjetor, 2025 3:45 pm
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK
Aktualitet

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

11 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

11 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij
Aktualitet

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij

11 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën
Kryesore

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën

11 Dhjetor, 2025 2:16 pm
Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve
Kryesore

Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve

11 Dhjetor, 2025 1:39 pm
Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie
Aktualitet

Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie

11 Dhjetor, 2025 1:24 pm
Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale

11 Dhjetor, 2025 1:21 pm
Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale
Aktualitet

Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale

11 Dhjetor, 2025 12:54 pm
30 vjet Prokurime Publike, Rama: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit
Kryesore

30 vjet Prokurime Publike, Rama: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit

11 Dhjetor, 2025 11:46 am
Para
A doni të shkoni në Kanada? Ka vende pune me shumicë për shoferë kamioni, paga 80 mijë dollarë në vit

A doni të shkoni në Kanada? Ka vende pune me shumicë për shoferë kamioni, paga 80 mijë dollarë në vit

Vasili: Rama shkriu ministrinë ku investoi mbi 100 milionë euro

Vasili akuzon rëndë Vlahutin dhe Eralius: Zgjodhën të jenë çirakë të Ramës, kundër Reformës në Drejtësi

Këngëtari i njohur sulmon publikisht të atin: Nuk je baba, s’të jap më asnjë qindarkë

Këngëtari i njohur sulmon publikisht të atin: Nuk je baba, s’të jap më asnjë qindarkë

TE FUNDIT

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
11 Dhjetor, 2025

Drejtuesi i ri i SPAK është zgjedhur sot me 7 vota, Klodjan Braho. Ai do të pasojë në këtë detyrë...

Lexo më shumë

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK
11 Dhjetor, 2025

Klodian Braho është kreu i ri i SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votim të hapur për drejtuesin...

Lexo më shumë

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
11 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka prezantuar një skemë që mundëson sigurimin e vizës amerikane për periudhë afatgjatë për të...

Lexo më shumë

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij
11 Dhjetor, 2025

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho, shpalosi i fundit platformën para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke deklaruar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com