Policia e Lezhës ka zbardhur plagosjen e ndodhur një ditë më parë, ku u qëllua ndaj shtetasit A.M.
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku mbeti i plagosur shtetasi A.M. Autori i dyshuar është shtetasi Adrian Gjebeshi (Merlika) i cili rezulton me precedent të mëparshëm penale pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg” për “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit” dhe rezultonte në kërkim. Ditën e djeshme, rreth orës 15.00, është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Lezhë i plagosur me armë zjarri në krah, shtetasi A.M. 34 vjeç , banues ne Kallmet i Madh, Lezhë,.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor , që ka konstatuar se plagosja ka ndodhur në fshatin Kallmet dhe vendin e ngjarjes , gjatë këqyrjes është gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë fisheku armë zjarri M54. Policia identifikoi autorin që lëvizte me mjetin e tij Benz CClas ngjyrë e zezë me targa AA969NP dhe u vu në ndjekje të tij. Mirëpo, autori, që shoqërohej nga persona të tjerë, braktisi mjetin në Bishtë Jugë të Shkodrës dhe u largua. Mjeti mësohet të jetë sekuestruar. Nga veprimet hetimore të vazhdueshme ,dyshohet se në automjet kanë qenë 2 persona të tjerë përveç autorit të dyshuar për të cilët vazhdojnë hetimet për identifikimin e tyre. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta të çastit.