Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesi në fshatin Ungrej në Lezhë.
Policia bën me dije se lënda plasëse ishte vendosur në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkaq, oficerët e policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.
“Rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej, në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re”-njofton policia.