Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lezhë, qytetarët në protestë: Na mbytën faturat abuzive të OSHEE

2016/04/28 at 10:55 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lezhë, qytetarët në protestë: Na mbytën faturat abuzive të OSHEE

Banorët e Lezhës ankohen se prej muajsh u shkojnë fatura të larta të energjisë nga OSSHE. Mbifaturimet sipas tyre janë abuzime që nuk gjejnë zgjidhje në asnjë zyrë. Banorët ankohen se marrin borxh për të shlyer faturat me vlera më të larta se harxhimi ditor i energjisë në banesat e tyre.

Kryetari i Partisë Demokratike dega në Lezhë, Paulin Marku, pa nga afër situatën e rënduar në sportelet e OSSHE-së, ku qytetarët shprehnin revoltë në lidhje me abuzimet që u bëhen prej kohësh faturave të tyre të energjisë.

Qytetarët ankohen se nuk gjejnë zgjidhje edhe pas ankesave të cilat i dorëzojnë zyrtarisht, madje ata denoncojnë edhe faktin se sahatet e tyre nuk vëzhgohen nga asnjë faturist, duke drejtuar vëmendjen nga shteti i cili sipas tyre po u vjedh hapur. “Faturën nuk e kam paguar sepse kam 200 kw më tepër”, tha një qytetar. “60, 70, 80 më vjen fatura çdo muaj. Çdo herë marr borxh dhe vij i paguaj”, tha një zonjë e cila priste prej orësh në radhë.

“Kam ardhur të sqarohem dhe të bëj ankesë. Këto thonë nuk e bëjmë. Duhet të shkosh në Tiranë më thanë”, ankohet një qytetar.

Ndërsa një tjetër thotë: “Përsëri kanë bërë të njëjtin kalim kur unë u ankova për mbifaturimin. E njëjta gjë më ka ardhur në muajin mars. Asgjë nuk po gjen zgjidhje. Më thanë se do të më sillnin mesazh për problemin e mbifaturimit. Nuk erdhi asnjë mesazh, as kontroll, asgjë. Ne nuk dimë më ku të shkojmë, ku të mbytemi. Na thonë shko tek drejtori, ai nuk është. Kthehemi prapë këtu, këto nuk na zgjidhin gjë”.

“870 kw mbifaturim më ka ardhur këtë muaj, ja fatura, e kam parë numrin e sahatit e kam sjellë kopje, kam depozituar ankesën, prej dy javësh. Nuk ka ardhur askush as me pa sahatin. Ka ardhur një elektricist në fillim të muajit, por ata e heqin atë që ka parë sahatin. Këtu i kam të gjitha të dhënat që i kam sqaruar dhe në kërkesë. Këto punonjëset më thonë ankohu, por ku? Ka dy tri javë që është bërë ankesa, por nuk vjen kërkosh”.
Një qytetar denoncon: “692 kilovat më ka ardhur, nga 400 që shënon sahati. Këta punonjës nuk japin asnjë përgjigje asnjë sqarim”.
“Mbifaturimin ma kanë bërë dhe në dhjetor. Unë jam klient i rregullt. Shteti nuk duhet të na vjedhë. Nqse shteti ka nevojë për lëmoshë ia japim, por jo të na vjedhë. Drejtori më thotë pas 60 ditësh do të vijmë ta verifikojmë. Pas 60 ditësh unë nuk e di ku do të jem. Ta verifikojnë sot nesër, jo kaq vonë”, shprehet i revoltuar një banor.

Nisur nga shqetësimet e shumë qytetarëve të Lezhës, kryetari i PD-së së Lezhës Paulin Marku, ishte tek operatori i Shërbimit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, shërbimi ndaj klientit.

Situata është dramatike, tha ai, këtu është një korrupsion i paparë, një hajdutllëk, vjedhje masive e gjithë qytetarëve të Lezhës.

Ju sugjerojmë

VIDEO: Pranë plazhit, merr flakë pylli i Sodës në Vlorë
Aktualitet

VIDEO: Pranë plazhit, merr flakë pylli i Sodës në Vlorë

19 Qershor, 2025 1:37 pm
“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen
Aktualitet

“Parashikuar si ministër i..”/Berisha: Arkend Balla,përfaqësues i kartelit Troplini

19 Qershor, 2025 1:34 pm
Ministeriali i Taorminës/Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen
Aktualitet

Ministeriali i Taorminës/Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen

19 Qershor, 2025 1:23 pm
I del në krah Iranit? Rusia paralajmëron SHBA-të
Bota

I del në krah Iranit? Rusia paralajmëron SHBA-të

19 Qershor, 2025 1:16 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Nga dhuna te trafiku i drogës/ Nën hetim e disa të arrestuar orët e fundit në Tiranë

19 Qershor, 2025 1:07 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjirokastër, i mituri plagos me thikë 49-vjeçarin

19 Qershor, 2025 12:57 pm
Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale
Bota

Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale

19 Qershor, 2025 12:43 pm
Lufta, izraelitët anulojnë pushimet në Shqipëri/ Tur-operatorët: Boshllëqet po i..
Aktualitet

Lufta, izraelitët anulojnë pushimet në Shqipëri/ Tur-operatorët: Boshllëqet po i..

19 Qershor, 2025 12:40 pm
Në kulmin e konfliktit me Iranin/Gjermania i shet Izraelit 4 mln € pajisje ushtarake
Bota

Në kulmin e konfliktit me Iranin/Gjermania i shet Izraelit 4 mln € pajisje ushtarake

19 Qershor, 2025 12:35 pm
3 mld lekë garanci sovrane për bujqësinë,Malaj e Denaj takim me drejtuesit e bankave
Aktualitet

3 mld lekë garanci sovrane për bujqësinë,Malaj e Denaj takim me drejtuesit e bankave

19 Qershor, 2025 12:30 pm
Para
Ja pse i mbyllim sytë kur puthim

Ja pse i mbyllim sytë kur puthim

De Biasi drekë me Taren: A po shkon tekniku i Kombëtares tek Lacio?

De Biasi drekë me Taren: A po shkon tekniku i Kombëtares tek Lacio?

Itali/ Vdes motoçiklisti shqiptar duke parakaluar kamionët në autostradë

Motori del nga rruga, vdes i ri në Peqin

Please login to join discussion

TE FUNDIT

VIDEO: Pranë plazhit, merr flakë pylli i Sodës në Vlorë

VIDEO: Pranë plazhit, merr flakë pylli i Sodës në Vlorë
19 Qershor, 2025

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme zonën e pyllit të Sodës, në afërsi të plazhit të Zvernecit, ku operojnë...

Lexo më shumë

“Parashikuar si ministër i..”/Berisha: Arkend Balla,përfaqësues i kartelit Troplini

“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen
19 Qershor, 2025

Në konferencën për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se “farsa elektorale” e zgjedhjeve kishte si “një nga...

Lexo më shumë

Ministeriali i Taorminës/Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen

Ministeriali i Taorminës/Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen
19 Qershor, 2025

Ky vit shënon përvjetorin e 70-të të Konferencës historike të Mesinës dhe Taorminës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të...

Lexo më shumë

I del në krah Iranit? Rusia paralajmëron SHBA-të

I del në krah Iranit? Rusia paralajmëron SHBA-të
19 Qershor, 2025

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se ndërhyrja e SHBA-së në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit do të çojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com