Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Lezhë. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se Altin Marku ka mbetur i plagosur në krah, në rrethana ende të paqarta.
Fill pas ngjarjes ai u dërgua me urgjencë drejt spitali, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq. policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe rrethanave si ka ndodhur krimi.
(BalkanWeb)