Një grua ka mbetur e plagosur gjatë paradites së sotme brenda një salloni bukurie në qytetin e Lezhës.
Dëshmitarë në vendngjarje bëjnë me dije se kanë dëgjuar të shtëna nga brenda sallonit.
Raportohet se një person ka hyrë në parukeri duke qëlluar me armë pronaren e sallonit.
Gruaja ësht dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ndërsa pritet që policia të sqarojë rrethanat e ngjarjes.