Policia e Lezhës po vijon kërkimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre në ndarjen e tokave bujqësore në zonën turistike Kune Shëngjin me dokumente të falsifikuara.
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomiko – Financiar, kanë ndaluar shtetasin në kërkim Agostin Gjini, 51vjeç, banues në Ishull Lezhë, me funksion ish- shef i Shërbimeve ( protokoll dhe arkivist) pranë Komunës Shëngjin.
Ky shtetas , në bashkëpunim me persona të tjerë të administratës publike të cilët janë ndaluar më parë nga policia, kanë shpërdoruar detyrën duke ndarë tokat e pafrytshme si toka bujqësore në zonën turistike Kune – Shëngjin me dokumente të falsifikuar.
Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin datë 18.11.2015 e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale ” Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.