Një 2-vjeçar nga Afganistani është mbytur në një shatërvan në Shëngjin.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kompleksin ku i mituri qëndronte bashkë me familjen.
“Mbrëmjen e djeshme, aksidentalisht, duke luajtur, është mbytur në ujin e shatërvanit të kompleksit ku ishte akomoduar përkohësisht, një i mitur afgan, 2 vjeç”, thotë policia.
Ndërkohë grupi i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje./Opinion.al