Edhe Lezha ndriçoi nga dritat e pemës së Krishtlindjes, e cila këtë vit u vendos në memorialin e Gjergj Kastriotit.
Moti i keq se zbehu atmosferën festive, ku qindra qytetarë u bënë bashkë për të shijuar këtë moment.
Festës iu bashkua edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili apeloi për paqe e harmoni mes njëri-tjetrit.
Përgjatë periudhës së festave, do jetë i hapur edhe një panair nga bizneset me produktet bio të zonës.
Tv Klan