Kreu i demokratë, Sali Berisha, është përplasur në Kuvend me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Momenti i leximit të pyetjeve dhe dhënies së përgjigjeve nuk është pëlqyer nga kreu i demokratëve, i cili i kërkoi me mikrofon të fikur të mos ndiqte atë mënyrë deklarimi.
“Lexoji të gjitha, të plota dhe përgjigju! Cila është pyetja, një për një, të lexohet dhe jo kështu. Lexohet njëherë pyetja e plotë dhe pastaj jepet përgjigja, nuk mund të bëhet kështu dhe hajt…”, u shpreh Berisha.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i kërkoi që të mos ndërhynte, duke i kërkuar Dumanit të vijonte me fjalën e tij.

















