Jemi në javën e Çmimit të Madh të Malajzisë, javë edhe kjo deri tani e dominuar nga pilotët e Mercedez. Gjatë provave zyrtare britaniku i ka kthyer përgjigje shokut të skuadrës me fitoren e një tjetër pole position. Hamilton do të niset ditën e nesërme nga linja e parë e startit fal diferencës prej 0.414 sekondash ndaj gjermanit Niko.
Në linjën e dytë të startit janë pozicionuar pilotët e Red Bull, Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo, ndërsa pas tyre në vendin e pestë dhe të gjashtë do të nisen përkatësisht dy pilotet e kok-kuqes Ferrari,Vettel dhe Raikkonen.
Për momentin garën për pilot e kryeson Rosberg 273 pikë,i ndjekur nga Lewis me 265. Ky do të jetë një shans i mirë për Hamilton që të ringjitet në vendin e parë të klasifikimit.