Një 32-vjeçar, punonjës i gardës, është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Tiranës.
Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Arrestimi i gardistit u bë gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në automjetin e tij, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.
Gjithashtu gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparatë telefonikë.
Hetimet po vijojnë dhe materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit nga radhës e Gardës.